Home KRYESORE Neranxi: Milioni i pare nga garazhi i shtepise apo paratë publike?

Neranxi: Milioni i pare nga garazhi i shtepise apo paratë publike?

Biznesmeni Nikollaq Neranxi ne nje status te tij ne Facebook ironizon temat qe diskutohen nga analiste te kudogjendur dhe gjitholog, apo dhe tavolina te cila janë te shumta dhe organizohen me temën si te luftohet korrupsioni, ndërsa ky i fundit mbretëron ngado!

Jo pa drejte, sarkazma e Neranxit duket e gjetur për nga qasja specifike dhe e gjetur qe ai përdor për gazetare shume te pasur dhe tavolina antikorrupsion te cilat nuk publikojnë kurrë shpenzimet e tyre.

Ja statusi i plote i Neranxit:

“Ta besh milionin e pare duke punuar me djerse te garazhi i shtepise tende apo duke vjedhur parate publike?

Kjo eshte ceshtja “madhore” qe shtrojne per diskutim sot analistet tane, per te cilet ka gjithashtu shume dritehije se si e kane bere edhe ata milionin e pare.

Debati vazhdon… Shpresojme qe reforma ne drejtesi te jape nje pergjigje shterruese per gjithcka! ( I frymezuar nga editorialet dhe nga nje tavoline e rrumbullaket ku sot flitej per korrupsionin)”

Share: