Home KRYESORE Propozimi i Ndokës: Shteti të mbështesë financiarisht familjet që bëjnë fëmijën e...

Propozimi i Ndokës: Shteti të mbështesë financiarisht familjet që bëjnë fëmijën e tretë

Në kushtet kur Shqipëria po përballet vitet e fundit me plakjen e popullsisë si pjesa me e madhe e Europes, uljen e lindshmërisë së foshnjave dhe rritjen e moshës së martesës, Partia Demokristiane e Shqipërisë vjen me një propozim konkret.

Në një intervistë për “Mapo”, kreu i kësaj partie, Nard Ndoka thotë se duhet të ketë mbështetje financiare dhe trajtim të veçantë nga shteti për familjet që lindin fëmijën e tretë.

“Një hap tjetër i rëndësishëm patjetër që duhet të jetë krijimi dhe aplikimi i një seti politikash ekonomike e sociale qoftë në nivel qendror, qoftë në atë lokal që mbështesin konkretisht familjet e reja dhe promovojnë lindshmërinë, nëpërmjet strehimit, punësimit, veshje dhe kujdes shëndetësor falas për fëmijët, mbështetjes konkrete financiare për fëmijën e tretë që është propozim ekskluziv i PDK-së. Ky është një problem që kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve politikë, shoqërisë civile, organeve të qeverisjes lokale, sepse ka të bëjë me të ardhmen e shtetit, ekonomisë dhe formës së familjes që duam të promovojmë, ka të bëjë me çështjen nëse shqiptarët do vazhdojnë t’i popullojnë këto troje apo jo!”, thotë Ndoka.

Share: