Home KRYESORE Sondazhi i fundit i “Washington Post-ABC”, ja kush i kryeson presidencialet në...

Sondazhi i fundit i “Washington Post-ABC”, ja kush i kryeson presidencialet në SHBA

Vazhdon dueli i ngushtë i dy kandidatëve kryesorë për zyrën e Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet e 12 nëntorit.

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, ruan një epërsi prej pesë pikësh ndaj rivalit republikan Donald Trump, sipas sondazhit të fundit të “Washington Post-ABC”.

Rezultatet e sondazhit janë publikuar sot. Ndërkohë, në një sondazh, po ashtu të “Washington Post-ABC”, Hillary kishte 47%, krahasuar me Trump 44%.

Sipas sondazhit, Clinton ka një mbështetje me 55% të përkrahësve që kanë thënë se kryesisht e përkrahin atë, krahasuar me 43% të votuesve të kandidatit republikan./360grade.al

Share: