Home KRYESORE Politika ne Maqedoni të dëgjojë zërin e elektoratit shqiptar te saj.

Politika ne Maqedoni të dëgjojë zërin e elektoratit shqiptar te saj.

Nga Artur Nura

Politika në Maqedoni duhet të dëgjojë zërin e elektoratit shqiptarë për të zgjedhur se kush do e qeverisë vendin. Unë besoj se elektorati shqiptarë po tregon se di të tejkalojë politikën shqiptare, votimi i elektoratit shqiptarë në favor të LSDM është mesazh politik që duhet të vlerësojnë të gjithë partitë politike shqiptarë në Maqedoni.

Më dmth është mesazhi i madh i fshatit të vogël Haraçinë, i njohur jo vetëm në Maqedoni por në mbarë botën si vendi ku trupat e UÇK kërcënuan Shkupin dhe mposhtën ushtrinë sllavo maqedonase, vend i konsideruar si një nga simbolet e shqiptarizmit në Maqedoni, qe këtë vit bëri çudinë duke na bere me dije se 2050 banorë shqiptarë të saj vendosën të votojnë për opozitën maqedonase të Zoran Zaevit, nga vetëm 8 që kishin votuar në zgjedhjet e vitit 2014)!

Atam shqiptaret pra te Maqedonise kanë votuar parimisht pro programit politik të LSDM dhe vecanërisht Zaevit që premtoi dygjuhësinë, por edhe kundër frikës së Gruevskit për federalizim të Ish Republikes Jugoslave te Maqedonise. Ky mesazh politik duhet mbajtur shënim dhe zbatuar nga politika shqiptare sepse përndryshe më pak vota do marin nga shqiptarët e një vendi që qëndron në këmbë nga pikepmaje nderkombetare vetëm nga faktori shqiptarë.

Bullgarët, serbët, grekët por edhe Europa që akoma e njeh me një emër Jugosllav dhe jo të vetin, nuk e duan Maqedoninë sa shqiptarët që e mbajnë në këmbë, qe thjesht per shkak te miopisë intelektuale të përfaqësuesve partiako-politik të tyre në parlament dhe qeveri, kanë mbetur akoma të mëpërkëmbur, shtyput, injoruar etj.

Elektorati shqiptarë e ka tejkaluar klasën politike shqiptare dhe tashmë i takon asaj të marer përgjegjësitë, ose të ikë nga skena politike. Shqiptarët duan që të qeverisen nga Zaevi me parti shqiptare ne koalicion dhe jo nga Gruevski që është qartazi më afër politikave ruse, ndersa Zaevi është më afër SHBA dhe Europës.

Partitë politike shqiptare duhet të qeverisin me Zaevin jo vetëm për gjuhën shqipe zyrtare ne Maqedoni, por duhet t’i kërkojnë atij edhe elementet politike federaliste për Maqedoni multietnike. Të bësh Maqedoninë multietnike sic e kane pranuar te gjithe faktoret politik maqedonas dhe shqiptare ndaj vulnetit nderkombetar, duhet ta bësh atë me karakter federalist dhe te respektosh shqiptarët si faktor kryesorë që e mbanin në këmbë një shtet artificial te themeluar pas luftes se dyte boterore ne Jugosllavine e vdekur tashme.

Ky shkrim u konceptua dhe shkruajt fillimisht per Zhurnal.Mk

Share: