Home KRYESORE “ROSSIJSKAJA GAZETA” – Putini në Japoni

“ROSSIJSKAJA GAZETA” – Putini në Japoni

Sot, presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Japoni për një vizitë dy-ditore. Programi i vizitës përfshin dy qytete – Tokio dhe Nagato, prefektura e lindjes së kryeministrit japonez Shinzo Abe.

Nagato është e vendosur në veri të prefekturës perëndimor të ishullit të Honshu Jamaguçi. Ka shumë pyje dhe burime të nxehta. Qyteti është përgatitur me kujdes për ardhjen e mikut të lartë rus. Në shkolla sot u shërbye supë ruse. Gazetarët kanë përgatitur një qendër shtypi.

Programi i presidentit do të fillojë me një ceremoni në Nagato, me fotografi të përbashkët me udhëheqësit lokalë. Pas kësaj Putin dhe Abe do të largohen për bisedimet zyrtare. Ky është takimi i katërt i këtij viti mes dy udhëheqësve: në Soçi, Vladivostok dhe së fundmi në Peru.

Tema kryesore e bisedimeve janë marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike. Shkëmbimet mes dy vendeve kanë rënë kohët e fundit, sepse me sanksioneve perëndimore u bashkuan edhe Japonia.

Vizita e Putinit pritej në fillim të vitit 2014, por u shty. Abe mbërriti në Rusi në vitin 2016 dhe jo me “duar bosh”: paraqiti një plan për bashkëpunim në tetë fusha – energji, industri, shëndetësi, bujqësi, mjedisin urban, bizneset e vogla dhe të mesme, teknologjia e lartë dhe shkëmbimet humanitare.

Natyrisht, çështja më e rëndësishme është ajo e një traktati paqeje. Ai ende nuk është nënshkruar për shkak të pretendimeve territoriale të Tokios në ishujt jugore Kurile. Për këtë temë, kohët e fundit Putini tha në një intervistë me mediat japoneze se “mungesa e një traktati paqeje midis Rusisë dhe Japonisë është një anakronizëm trashëguar nga e kaluara”, duke kërkuar zgjidhje në bazë të interesave kombëtare.

Share: