Home KRYESORE Rusët e serbët sulme terroriste në Mal të Zi, lëshohen fletarrestet ndërkombetare

Rusët e serbët sulme terroriste në Mal të Zi, lëshohen fletarrestet ndërkombetare

Prokuroria shtetërore e Malit të Zi ka konfirmuar sot se ka paraqitur flet-arreste ndërkombëtare për dy rusë dhe tre shtetas të Serbisë, të dyshuar për përpjekje të terrorizmit në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi, raporton Radio Europa e Lirë.

“Për paraqitjen e flet-arrestit për shtetasit serbë janë njoftuar organet përkatëse shtetërore të Republikës së Serbisë, të cilave Prokuroria speciale shtetërore u ka dërguar dokumentacion shtesë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Malit të Zi.

Më herët mediat kanë raportuar se në fillim të dhjetorit janë paraqitur fletarrestet për shtetasit serbë: Nemanja Ristiq, Millosh Jovanoviç dhe Predrag Bogiçeviç, dhe për shtetasit e Rusisë: Eduard Sirkov dhe Vladimir Popov, të dyshuar se kanë organizuar përpkjekje të terrorizmit në ditën e zgjedhjeve të përgjithshme në Mal të Zi, më 16 tetor, raporton agjencia Beta nga Podgorica.

Prokuroria e Malit të Zi ka reaguar, pasi ministri i punëve të brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, u ka thënë gazetarëve se nuk e di nëse Ristiq është në listën e të kërkuarve në Intepol, por ka theksuar se “secili qytetar është i pafajshëm derisa të mos dëshmohet e kundërta”. Nemanja Ristiç më 13 dhjetor ishte fotografuar me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, gjatë vizitës së tij në Beograd, megjithqë kundër Ristiçit është paraqitur fletarresti.

Dy shtetas të Rusisë dhe 18 shtetas të Serbisë janë të akuzuar për përpjekje të terrorizmit në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi. Sipas planit, parashikohej depërtim i dhunshëm në Kuvendin e Malit të Zi dhe arrestimi dhe likuidimi i kryeministrit të atëhershëm, Millo Gjukanoviç

Share: