Home KRYESORE “1 miliardë lekë aksione”, reagon për herë të parë Alfred Peza

“1 miliardë lekë aksione”, reagon për herë të parë Alfred Peza

Pas lajmi se deputeti i PS-së, ish-gazetari Alfred Peza ka blerë më shumë se 1 miliardë lekë aksione në bankën “Credins” në Shqipëri, ka ardhur edhe reagimi i tij.

Me një shënim në profilin e tij në Facebook, deputeti ish-gazetar nuk e mohon faktin se ka blerë aksione, duke u shprehur se këto aksione i ka blerë me paratë që ka kursye gjatë punës së tij nëpër media.

Sipas tij, ai nuk ka përfituar asnjë para publike por të gjitha janë pasuritë e tij.

Ja sqarimi i plotë i deputetit, Alfred Peza:

Gjate dites se sotme, ne nje portal ne pronesi te zedhenesit te ish ministrit te Finacave ne qeverine Berisha, nje kuriozitet per pasurine e familjes time, eshte shitur si nje “skandal i madh”. Dhe sic ndodh ne te tilla raste, si nje epidemi gripi, ky lajm i pakonfirmuar dhe pa u kerkuar ne asnje rast sqarime nga une apo bashkeshortja ime, eshte shperndare ne dhjetra portale.

Autori akuzon se bashkeshortja ime, krejt papritur, kishte blere aklsione ne nje banke. Duke aluduar se kjo ka lidhje me pozicionin tim si Deputet.

Ne respekt te opinionit publik dua te sqaroj se: Bashkeshortja ime ka qene dhe eshte subjekt i kontrollit dhe deklarimit te pasurise prej 15 vjetesh, qe nga viti 2002. Ndersa une, nga viti 2013 e ne vijim. Per rrjedhoje, te gjitha veprimet tona financiare dhe pasurore kane qene dhe jane te kontrolluara nga ILDKPI. Deri me sot, as ajo dhe as une, nuk kemi menaxhuar asnjehere, asnje lek nga fondet dhe pasurite publike.

Deri ne marsin e vitit 2015, kemi preferuar qe kursimet tona, ti depozitonim ne bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi. Derisa vendosem qe keto para, ti investonim ne forme aksionesh bankare. Nje transaksion ky sa ligjor, i kontrolluar dhe transparent, si nje e drejte e cdo qytetari te kesaj Republike. Te gjitha keto veprime, jane te deklaruara dhe depozituara prane ILDKPI brenda te gjitha afateve ligjore.

Te gjitha veprimet tona bankare, jane te pasqyruara ne kete dokument te bankes, qe mban daten 20 janar 2015, plot dy muaj perpara realizimit te kontrate shitje-blerje te aksioneve. Ne te tregohet dinamika e llogarive tona bankare nder vite. Per kedo qe eshte i interesuar, mund ti drejtohet ILDKPI dhe te mare gjithe informacionin qe deshiron.

Share: