Home KRYESORE Absurdi! Policia mbi 500 gjoba në të gjithë vendin brenda një ore!...

Absurdi! Policia mbi 500 gjoba në të gjithë vendin brenda një ore! Askush nuk pyet pse!?

Behet me dije se Policia e Shtetit ka zhvilluar paraditen e sotme operacionin e koduar “Blici Rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.

Mësohet se aksioni është zhvilluar për të kontrolluar vendosjen e rripit të sigurimit dhe mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Operacioni ka nisur në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 11:00, ku janë angazhuar rreth 752 punonjës Policie në total.

Prej orës 10:00 deri në orën 11:00 në të gjithë vendin, Policia Rrugore e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat kanë vendosur:

200 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

150 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Si dhe 152 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

Policia thotë se operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit  por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

Por askush nuk pyet se ku jane vene gjobat per rripin e sigurimit!? Kush ka nje minimum njohurish te fizikes, e kupton se ai (rripi i sigurimit te jetes) nuk nevojitet dhe nuk shpeton jete ne rruget e qyteteve tona te vogla.

Shpejtesia e mundeshme e makines ne qytet dhe rruget tona te shkurtra nuk ta jep mundesine e qellimit kryesor per te cilen eshte shpikur rripi i sigurimit te jetes ne makine! Pra te gjitha keto gjoba ekstrafagante me shume duken si tkasa te pa deklaruara se ne funskion parandalimi te aksidenteve te cilat ka shume gjasa te mos ulen ne numer.

Sigurisht gjobat e perdorimit te telefonit ne makine eshte tjeter gje, por ajo nuk ruan jeten vecse te mos demtohen makinat dhe sigurisht qytetaret duhet ta respketojne, por kjo nuk mund te justifikoje ministrin e brendeshem Saimir Tahiri te dale ne konferenca te panumerta shtypi dhe te mburret se ka shpetuar me akte te tilla jete!

Share: