Home KRYESORE Debatet PS-LSI, Basha: Boll me shfaqje, Meta patericë e Ramës

Debatet PS-LSI, Basha: Boll me shfaqje, Meta patericë e Ramës

Përplasjet në distancë ditët e fundit në koalicionin qeverisës mes PS dhe LSI, kryetari i PD, Lulzim Basha nga çadra para Kryeministrisë i ka cilësuar si shfaqje.

Basha u shpreh se LSI nuk mund të bëjë opozitën e vendit, prandaj dy partitë kryesore të koalicionit, sipas tij duhet që të lënë shfaqjet.

“Boll me shfaqet sikur kanë grindje me njëri tjetrin, jo po do na bëni edhe opozitën, pak bëtë qeverisje këto vite, opozita është këtu në shesh, këta këtej (drejton gishtin nga Kryesia e Kuvendit) janë vetëm paterica e këtij këtej (drejton gishtin nga Kryeministria)” u shpreh Basha.

Më pas Basha mori në mbrojtje senatorin italian Di Biaggio dhe akuzoi se socialistët kanë sulmuar Kryetarin e të Rinjve Kristiandemokratë gjermanë, Paul Zimiak pas fjalimit në çadrën e PD pak ditë më parë.

“Senatori italian Di Biagio ka luftuar për pavarësinë e Kosovës në komandën e Agim Çekut, ndërsa këta e sulmojnë me trakte. Surratzës ka fytyrë të sulmojë Presidentin Trump, Krishtbaun dhe Di Biagio vetëm se janë përkrah shqiptarëve. E mbani mend kryetarin e të rinjve gjermanë, dy orë pas përshëndetjes në këtë cadër u kërcënua nga horrat e Ramës.

Merr pak më shumë ilace sonte dhe mos shpik më armiq të jashtëm, paketo valixhet dhe largohu” u shpreh ai. Gjithashtu, Basha theksoi se është kërcënuar njëri nga dëshmitarët, sipas tij që ka rrëfyer krimet e Fatmir Xhafës në kohën e komunizmit.

“Dje ka kërcënuar një nga dëshmitarët për krimet e Xhafës në hetuesi. Ndërsa ai është zhdukur nga qarkullimi dhe nuk del nga shtëpia. Mos u zhduk skutave duke shpikur armiqtë e jashtëm. Ndaj kjo është një luftë mes një populli të tërë të djathtë dhe të majtë me një qeveri të bërë njësh me krimin… – tha Basha

Share: