Home KRYESORE VIDEO/ Blushi vs Rama me sekretet e njëri-tjetrit!

VIDEO/ Blushi vs Rama me sekretet e njëri-tjetrit!

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur te sulmoje kreun e LIBRA-s, Ben Blushi. Ndryshe nga shumë herë të tjera, kur Rama anashkalonte Blushin dhe akuzat e tij, Rama vendosi të përballej me të dhe madje me një gjuhë të ashpër.

Ajo q ena ne sy ishte se më shumë sesa në çështje politike, sulmi ishte përqëndruar në aspektin personal, duke përmendur disa herë raportin miqësor mes tyre.

“Sepse kush të njeh o miku im i pandreqshëm, e di që me ty mund të kalohet bukur darkave çakërqejf, hidh e prit fjalë, mbush e zbraz verë, por me ty nuk shkohet asgjëkundi në mëngjes, se mirë s’ke fuqi të përballosh mundimet e rrugës, por ke një dreq zakoni që çdo 10 hapa do t’i futësh stërkëmbësha bashkëudhëtarëve”, i tha Edi Rama Blushit!

Më pas Blushi i kundërpërgjigjet se ai nuk merret me çështje personale, ndonëse di shumë që prej kohës kur Rama qante për t’u bërë kryebashkiak, ministër apo kryeministër e kur i lutej Fatos Nanos për një vend pune.

“Unë nuk jam njeri banal, nuk merrem me gjëra personale, unë flas për politika. E sigurisht që s’kam për t’i thënë, shumë që di e shumë që më kanë thënë që di. Unë nuk tregoj me kë pi verë, sepse nuk e derdh gotën e verës, unë nuk tregoj me kë ha sepse nuk e përmbys kupën.  Edhe pjatën. Unë nuk vij në Parlament të flas për gjërat personale. Ti je bërë me të gjithë horrat e Shqipërisë, prandaj nuk meriton të jesh më miku im. Megjithatë historia vazhdon, më dil përballë edhe mos u bë si sot që vjen këtu e mban fjalime kundër shpinës. Ti e ke këtë, të vret pas shpine, e dinë të gjithë”, i tha Blus

Në videon më poshtë mund të ndiqni pjesët më kryesore të replikave mes tyre sot në parlament.

Video:
Share: