Home KRYESORE Durrës, Llalla takim urgjent për trafikun e drogës

Durrës, Llalla takim urgjent për trafikun e drogës

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka realizuar nje takim me urgjencë në Prokurorinë e Durrësit. Në takim me kreun e prokurorisë së rrethit ku mori pjesë edhe drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. Burime thonë se mbledhja ka të bëjë me trafikun e lëndëve narkotike ne qytet dhe rrethina.

Një ditë më parë kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi se në Manëz të Durrësit janë grumbulluar 100 ton kanabis në një magazinë. Ai tha se pronar i drogës është drejtori i policisë së Durrësit, Perlat Cuhllaj.

Duket se ky informacion i dalë nga kreu i opozitës ka vënë në alarm Prokurorin e Përgjithshëm.

Share: