Home KRYESORE Horoskopi, 07 prill 2017

Horoskopi, 07 prill 2017

Dashi

Sot mund të jetë një ditë mjaft intensive dhe me gjithë yjet e mirë mbi kokën tuaj streset dhe lodhja do ta bëjnë të tyren. Mundohuni të jeni të durueshëm që dëgjoni më shumë partnerin.

Demi

Sot ka të ngjarë të jetë një ditë shumë intensive, por kënaqësia që do t’jua japë arritja e një rezultati shumë pozitiv, do të bëjnë të harroni lodhjen. Erosi në ngjitje për efekt të Hënës pozitive.

Binjakët

Një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje, që duhet ta ndjejnë veten të sigurte nën egidën e yllit të tyre Mërkurit, i cili edhe sot do t’i asistojë në shumë aspekte. Jeni shumë dinamikë dhe pasionalë.

Gaforrja

Sektori më i favorshëm për ju sot pritet të jetë ai i punës, ku edhe do të keni mbështetjen e Jupiterit dhe Afërditës. Probleme të vogla shëndeti vijnë më shumë nga stresi i kësaj periudhe.

Luani

Edhe të lindurit e kësaj shenje do të jenë nën ndikimin pozitiv të një Mërkuri mjaft aktiv, i cili do t’ju mbështesë fuqishëm në sektorin që keni më për zemër, atë të biznesit dhe të krijimtarisë.

Virgjëresha

Afërdita është një pozicion shumë të favorshëm në shenjën tuaj, e kur bëhet fjalë për Afërditën e mirë, do të thotë se çështjet që kanë të bëjnë me zemrën do të marrin zhvillime mjaft pozitive.

Peshorja

Duke pasur parasysh ndikimin e Marsit, Uranit dhe deri diku edhe të Hënës, pritet të jetë përgjithësisht një ditë e mirë për ju. Surprizat mund t’ju vijnë pikërisht andej nga s’e prisni. Mirë shëndeti.

Akrepi

Edhe pse në fillim dita do t’ju duket e mërzitshme, është vetëm një përshtypje e orëve të para të një mëngjesi të turbullt, pasi gjithçka do të kthjellohet gradualisht. Kujdes me shpenzimet.

Shigjetari

Në përgjithësi nuk ju mungojnë as idetë e as krijueshmëria (aspekt ky i favorizuar së tepërmi nga Mërkuri), por konfuzioni që krijoni ju vetë (jeni shumë të shpërndarë) ju bëhet pengesë.

Bricjapi

Parashikohet një ditë në përgjithësi e qetë dhe pa shumë zhvillime, ndonëse nuk do të mungojë ndonjë “kolpo” e papritur. Një “mea culpa” nga ana juaj mund të bëjë të përmirësohen raporte me partnerin.

Ujori

Parashikohet një ditë mjaft e mirë (janë një mori yjesh që ju mbështesin) për ju që i përkisni kësaj shenje. Zhvillime interesante në sektorin ku punoni, por nuk përjashtohet një njohje e re që do t’ju emocionojë.

Peshqit

Marsi i “zjarrtë” në shenjën tuaj do të motivojë shumë nga ju që i përkisni asaj, por kujdes, sepse kjo mund të bëjë që të hidhni hapa të nxituara. Afërdita ju mbështet në raportet me partnerin.

Share: