Home KRYESORE Sot mblidhet seanca e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri

Sot mblidhet seanca e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri

Parlamenti pritet të mblidhet sot për seancën e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Ky raund do të digjet pasi opozita është jashtë parlamentit, ndërsa mazhoranca nuk do të propozojë asnjë emër.

Të shtunën, në takimin mes krerëve të koalicionit qeverisës, Rama e Meta ranë dakord që të kërkojnë edhe konsensusin e opozitës dhe se do të shkohet drejt një figure të gjithëpranuar.

Këtë qëndrim ka mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar socialist edhe Gramoz Ruçi.

Share: