Home KRYESORE Zgjedhjet, Rama mbledh sot Asamblenë Kombëtare të PS

Zgjedhjet, Rama mbledh sot Asamblenë Kombëtare të PS

Sot do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e cila do të hedhë hapin e parë për përgatitjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit dhe që do të njoftojnë mbajtjen e Kongresit Zgjedhor të PS më 29 prill. Po aty pritet që sot të shpallet edhe kandidatura zyrtare e PS për kryebashkiak të Kavajës.

Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” .

Do të jetë jetë udhëheqësi politik I qarkut të Tiranës, Saimir Tahiri, ai që do të hapë mbledhjen I pasur nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama. Në Asamble do të flasin 18 drejtues, përfshirë Oltë Xhaçkën, Kryetaren e Forumit të Gruas Socialiste. Të pranishëm do të jenë 61 kryetarët e partisë dhe koordinatorët elektoralë dhe dixhitalë.

Share: