Home KRYESORE Milo: Momenti i fundit për negociatat do të jetë e shtuna

Milo: Momenti i fundit për negociatat do të jetë e shtuna

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo thotë në “Arena” nga Dritan Hila se shpreson që deri të shtunën në darkë të arrihet një marrëveshje politike.

“Nuk kam qenë në koalicion sepse nuk kam qenë në qeveri. Do të shkojmë në zgjedhje si forcë politike për të mbijetuar politikisht. Na i imponua kjo situatë nga sjellja politike e dy partive të mëdha. Duke qenë se nuk ka shans për marrëveshje, le të shpresojmë se do të ketë.

Ndonjëherë, takimet finale dhe ato që mund të nxjerrin “tymin e bardhë” bëhen pa u njoftuar. Për mua, momenti i fundit do të jetë e shtuna në darkë. Ndoshta deri të shtunën mund të kemi ndonjë kompromis. Fakti që sot është punuar me intensitet të lartë nga diplomatët. Unë flas për ndikimin e shteteve që përfaqësojnë jo ndikimin personal të zt.Lu dhe zonjës Vlahutin”-tha ai.

Share: