Home KRYESORE Turqi, arrestohet kryeredaktori i gazetës kritike me Erdogan

Turqi, arrestohet kryeredaktori i gazetës kritike me Erdogan

Redaktori i edicionit të internetit të gazetës turke “Xhumhuriet”, Oguz Gjyven, dje faktikisht është arrestuar, pasi qe ndaluar qe javën e shkuar në paraburgim.

Agjencia turke Anadolia raportoi javën e kaluar se Gjyven është mbajtur në paraburgim për shkak të raportimit lidhur me vdekjen e prokurorit publik, i cili humbi jetën në fatkeqësi automobilistike.

Gjyven është njëri prej 13 anëtarëve të redaksisë së “Xhumhuriet”, të cilët përfunduan prapa grilave nën akuza për lidhshmëri me terrorizmin.

Kjo gazetë shpesh është kritike ndaj presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe Qeverisë së tij, ndërsa ish-redaktori i gazetës, Kan Dyndar jeton në ekzil në Evropë.

Share: