Home KRYESORE Arrestohet në Francë “Goni”, shqiptari që damkoste prostitutat

Arrestohet në Francë “Goni”, shqiptari që damkoste prostitutat

Policia e Francës ka arrestuar dhe shkatërruar më në fund një rrjet prostitucioni që drejtohej nga një 47 vjear i njohur për autoritetit si “Goni”.

7 persona të tjerë kanë rënë në pranga si dhe janë ndaluar 15 prostitutat që ata përdornin për qëllime të jashtëligjshme përfitimi. Madje, për t’u njohur nga prostitutat e tjera, vajzat që shfrytëzoheshin nga kapo shqiptar kishin në trup një damkë, emrin e shqiptarit tatuazh në trup.

Prostitutat tërhiqnin shumë klientë dhe paguheshin deri në 10 mijë euro, bëjnë të ditura mediat lokale në Tuluz (Toulouse). Një burim nga grupi hetimor pohon për media franceze se ky klan kriminal dyshohet se ka gisht edhe në vrasjen e Tanush Ymerit në Toulouse, në fund të prillit.

Shqiptari 40 vjecar u qëllua me plumb në kokë dhe pavarësisht se shkoi i gjallë në spital, nuk arriti t’i mbijetojë operimit dhe humbi jetën disa orë më pas./Gazeta Express

Share: