Home KRYESORE E pazakontë/ Breshër i madh në Shkup, thyhen xhamat e makinave (Foto)

E pazakontë/ Breshër i madh në Shkup, thyhen xhamat e makinave (Foto)

Shkupi u pushtua sot nga reshje të furishme shiu e breshëri për rreth për rreth 15 minuta.

Reshjet dhe breshëri paralizuan të gjithë qytetin me rethinë, njofton TetovaSot. Rrugët të cilat kanë mungesë infrastrukture janë përmbytur nga uji. Ndërkohë reshjet e shiut po vazhdojnë megjithëse situata duket e qetë.

Madhësia e breshërit që goditi sot pasdite Shkupin ka shkaktuar edhe dëme materiale.

Siç shihet edhe në fotografinë që është shpërndarë në rrjetet sociale, vërehen edhe pasojat e breshërit që goditën edhe Haraçinën, me ç’rast ka thyer xhamat e një makine me targa të Shkupit./360grade.al

Share: