Home KRYESORE Flet Basha: Duhen luftuar bandat e rrezikshme…

Flet Basha: Duhen luftuar bandat e rrezikshme…

Paraditen e së martës, pra sot, është lajmëruar një dalje për mediat e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ai pritet të komentojë humbjen e thellë në zgjedhjet e 25 qershorit si dhe do të bëjë publik qëndrimin për të ardhmen e tij në krye të selisë blu.

Një pjesë shkurtër të asaj që do të thotë Basha për zgjedhjet e humbura.

“Duhen luftuar bandat e rrezikshme qe janë në pushtet dhe pavarësisht humbjes do vazhdojmë luftën për Republikën e re!” – është një frazë që lapsi.al mësoi nga ato që Basha do të thotë 2 ditë pas zgjedhjeve.

Fraza e Bashës “do të vazhdojmë të luftojmë për Republikën e re” duket si një paralajmërim se Basha do të kërkojë të vazhdojë në krye të demokratëve.

Share: