Home KRYESORE Rusia hedh poshtë akuzat për ndërhyrje në Maqedoni

Rusia hedh poshtë akuzat për ndërhyrje në Maqedoni

Reagimi i Kremlinit pason një shkrim të gazetës The Guardian të dielën ku thuhet se disa dokumente të nxjerra nga agjentë maqedonas të inteligjencës tregojnë se “spiunë dhe diplomatë rusë kanë qenë të përfshirë në një përpjekje gati dhjetëvjeçare për të përhapur propagandë dhe për të provokuar përçarje në Maqedoni”.

Sipas shkrimit, agjentët maqedonas ia dorëzuan dokumentet Projektit për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP)

Dokumentet e nxjerra tregojnë se përpjekjet për të izoluar Maqedoninë nga ndikimi perëndimor janë pjesë e një fushate më të gjerë ruse për të penguar të gjitha republikat e ish-Jugosllavisë të hyjnë në NATO dhe t’u nënshtrohen interesave politike perëndimore.

OCCRP thotë se pak kohë pasi Greqia bllokoi kërkesën e Maqedonisë për t’u bashkuar me NATO-n në vitin 2008, politika e jashtme e Rusisë, “në përputhje me strategjinë e saj energjitike”, kërkonte të kontrollonte “burimet strategjike të energjisë përmes partneritetit me vendet e Ballkanit” dhe ta bënte Maqedoninë “ekskluzivisht të varur”./lapsi.al

Share: