Home KRYESORE Sondazhi, reagon LSI: Po aq qesharak sa në 2013-n…

Sondazhi, reagon LSI: Po aq qesharak sa në 2013-n…

Ka ardhur edhe reagimi i parë nga Lëvizja Socialiste për Integrim për sondazhin e realizuar nga Ora News dhe IPR Marketing.

Deputetja e LSI-së, Silva Caka duke e cilësuar sondazhin si “konsensual”, ka ironizuar edhe paktin Rama-Basha, duke lënë të nënkuptohet se sondazhi ka qenë i porositur.
Caka duke e cilësuar sondazhin si qesharak, thekson se LSI-ja do të jetë forcë.

“Sondazh konsensual ????????????
Është një film i parë dhe i riparë nga shqiptarët.
Sondazh po aq qesharak sa në 2013-n.
Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë forcë e parë dhe këtë nuk e ndryshojnë dot sondazhet konsensuale plot humor”, shkruan Caka në Facebook.

Sipas sondazhit, Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet me 43% të votave, në vend të dytë Partinë Demokratike me 36% dhe pas saj vjen Lëvizja Socialiste për Integrim.

Share: