Home KRYESORE Sulmet në Londër, identifikohen xhihadistët

Sulmet në Londër, identifikohen xhihadistët

Policia londineze e njeh identitetin e tre xhihadistëve që vranë 7 persona e plagosën 48 të tjerë në Londër dhe do ta bëjë publik shumë shpejt.

Forcat e rendit bastisën dy shtëpi mëngjesin e së hënës në lindje të kryeqytetit britanik. 12 persona janë arrestuar në zonën Barking pas kontrolleve në një apartament që besohet të jetë përdorur nga njëri prej agresorëve.

Ura e Londrës është hapur sërish për kalimtarët, së bashku me rrugët rreth e rrotull saj, pas heqjes së kordonëve të policisë. Viktima e parë e identifikuar nga episodi tragjik i së dielës është shtetasja kanadeze Chrissy Archibald. Mësohet se dy persona e kanë paralajmëruar policinë mbi sjelljen e njërit prej agresorëve, pikëpamjet e të cilit ishin bërë më ekstremiste dy vitet e fundit, çka tregon qartë se bëhet fjalë për një njeri që jetonte në Britani, siç po ndodh rëndom tani në Europë, ku aktet terroriste janë duke u kryer më së shumti nga vendas të radikalizuar apo të frymëzuar prej ideologjisë ekstremiste.

36 persona janë aktualisht të shtruar në spital me plagë të ndryshme, 21 prej tyre mbeten në gjendje kritike për jetën. /360grade.al Media

Share: