Home KRYESORE Selami: Basha e ka humbur shansin e tij

Selami: Basha e ka humbur shansin e tij

Eduard Selami, i vetmi në garë kundër kryedemokratit Basha në ‘betejën’ për drejtimin e PD-së ka shprehur gjithë kritikat e tij për mënyrën se si zhvillohet gara, e shpejtuar dhe në kushte të pabarabarta. Selami ka theksuar se Basha e ka humbur shansin e tij dhe ka përsëritur faktin se ai duhet te jepte doreheqjen.

I ftuar në emisionin “Fol Me Mua Fol Me Ata” me gazetarin Enkel Demi, kandidati Selami shpalosi platformën e tij për bashkimin e PD-së duke theksuar nevojën për një model të ri organizimi në PD. Selami kritikoi kandidatin e tij rival, Lulzim Basha, i cili mbajti postin e kryetarit të PD-së për katër vite. Sipas Selamit, Basha e humbi shansin e tij dhe ajo që do të ishte e drejtë ishte dorëheqja e tij për të mos hyrë në këtë garë. Selami ka shumë rezerva për mënyrën se si po zhvillohet gara, për njëanshmërinë që sjell kandidati rival si “kryetar i ngrirë e jo një kandidat në kushte të barabarta me të.

Share: