Home KRYESORE Shpërthen Jamarbër Malltezi/Në PD ka njerëz që kanë frikë të flasin lirshëm…

Shpërthen Jamarbër Malltezi/Në PD ka njerëz që kanë frikë të flasin lirshëm…

Jamarbër Malltezi, dhëndrri i ish-Kryetarit të PD-së Sali Berisha, përmes një reagimi në rrjetet sociale shkruan se në PD ka njerëz që kanë frikë të diskutojnë lirshëm. Ai thotë se nëse nuk mposhtet kjo frikë, atëherë është e pamundur që të rifitohen 300 mijë zemra qytetarësh që e mbajnë PD-në larg qeverisjes.

REAGIMI

Pas 27 vitesh që protestuam për liri dhe të drejta njerezore, nuk mendoja që do përballesha me njerëz që kane frikë të diskutojnë lirshëm (dhe brenda forumeve) për ate që u bë mirë dhe ato që ishin krejt gabim.

Po nëse ka frikë të flasim haptas mes njëri-tjetrit si do rikuperojmë 300,000 zemra qytetarësh që duhen fituar për të mundur krimin e organizuar që blen vota e gjithshka?

Uroj dhe shpresoj që PD të bëhet sa më shpejt “Land of the Free & Home of the Brave”.

Share: