Home KRYESORE Topalli: Ja kush fshihet pas Bashës

Topalli: Ja kush fshihet pas Bashës

Jozefina Topalli bën një deklaratë të fortë në “Komiteti” duke thënë se pas Bashës, fshihet kryeministri Edi Rama si personi që i jep mbështetje për ta çuar PD-në në situatën e rënduar ku forca më e madhe opozitare gjendet tashmë.

Duke e quajtur një eksperiment të dështuar vendosjen e Lulzim Basha në drejtimin e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli thotë se këtë qëndrim ja ka shprehur hapur edhe ish-kryeministrit Sali Berisha, liderit historik të së djathtës.

Por e pyetur nga gazetari Berat Buzhala nëse Basha e ka mbështetjen e zotit Berisha për vendimet e marra në PD, duke nisur që nga listat për zgjedhjet e 25 qershorit, Topalli ngre pikëpyetje se garancinë në veprimet e tij, ndoshta ja jep edhe kryeministri Edi Rama.

Share: