Home KRYESORE Foto/ Pajtohen Noizy dhe Ledri, shokohen fansat

Foto/ Pajtohen Noizy dhe Ledri, shokohen fansat

Kalvari i gjatë i zënkave midis dy reperave më të pëlqyer shqiptarë Noizy dhe Ledri me sa duket i ka ardhur fundi. Gjithçka filloi kur Ledri ishte pjesë e labelit Babastars dhe grupet rivale nisën jo vetëm DISS-et por edhe armiqësi personale.

Djemtë i kanë lënë gjithçka të shkuarës dhe këtë e ka provuar Noizy me anë të një fotoje që ka postuar në profilin e tij në Instagram. Disa ditë më parë e dashura e Ledrit, këngëtarja Dafina Zeqiri është shfaqur duke promovuar linjën e veshjeve nën emrin e Noizyt dhe ky veprim erdhi i papritur për publiku, por gjithçka u sqarua tani.

Fansat kanë shpërthyer në komente pasi nuk e prisnin diçka të tillë. Mes djemve mund të ketë edhe një bashkëpunim të afërt ne muzikë, ku i dihet.

Share: