Home KRYESORE A e dini se çdo te thote “Nje komb pa tru” !!?...

A e dini se çdo te thote “Nje komb pa tru” !!? Nga Zef Bushati

Demokracia ne Shqiperi eshte lufta e te afteve me te paaftit, fatkeqesisht ne kete lufte fitojne gjithmone te paaftit.

Debati i hapur rreth Akademise se Shkencave, eshte shume me serioz se mbulimi i pjesshem me dy telajo i Monumentit te Skenderbeut, gjate ceremonise se faljes se disa dhjetra besimtareve myslimane ne Tirane.

Figuren gjigande te Skenderbeut nuk e mbulon dot as muri i madh kinez e as piramidat e egjyptit. Por goditja ndaj Akademise se Shkencave te Shqiperise, tendenca per ta mbyllur, e per te mos e financuar ate, eshte atentati me i madh qe i behet trurit te kombit.

A e dini se çdo te thote “Nje komb pa tru” !!? Truri i kombit perbehet nga shkenctaret e te gjitha fushave, te ekonomise, shendetesise, fizikes, matematikes, finances, gjuhsise, arkeologjise, letersise, inxhinierise, artit, kultures, arkitektures, astronomise, albanologjise, historise, agronomise, etj,etj, te cilet se bashku formojne klasen e elites se larte te shtetit.

Kjo elite nuk lind e vdes ne kryeqytet, por lind e rritet ne cdo qytet te Shqiperise. Cdo qytet ka trurin e qytetit, eliten e qytetit, qe perbehet nga pjesa me intelektuale me tituj e grada shkencore. Me tregoni, a ka ndonje Kryetar Bashkie i cili ka nje liste te personaliteteve me te larta te qytetit te tij me tituj e grada shkencore ?

A ka ndonje kryetar Bashkie qe ka zhvilluar qofte edhe nje takim te vetem me eliten e shkenctareve te qytetit te tij ? Jo. E dini pse ? Se pjesa me e madhe e te zgjedhurve jane militante te PD dhe PS, pjesa me e madhe jane injorante qe i lepihen kryetareve te Partise, per te kapur karrigen e kryetarit te Bashkise.

Asnje prej tyre nuk i ka kapacitetet intelektuale per tu perballuar ne nje bashkbisedim me shkenctare te qytetit. Larg qofte qe ndonje shkenctar te punoje ne Bashki. Te gjithe punonjesit e tjere do e shikojne se shkenctari qe eshte specialist ne drejtorine e finances se Bashkise eshte shume me lart se Kryetari i Bashkise, keshtu qe “Kryetari” as e afron tek dera, qe te jete i qete. Kjo injorance e njerezve te paafte e me komplekse inferioriteti, fodulle, arrogante e prepotente, po e grryen shoqerine shqiptare.

Keta “plehra”, qe u duket vetja te rendesishem, po i mbulojne vlerat e elites se shoqerise, vlerat e shkenctareve te Shqiperise. Te gjitha qytet e vendit tone, jane burimet qe furnizojne me shkenctare edhe Akademine e Shkencave te Shqiperise e cila qendren e ka ne Tirane. Po si e kemi “koken” e Akademise, se populli thote ” peshku qelbet nga koka ” ?

Debatet e fundit qe kane nisur disa shkenctare rreth funksionimit te Akademise tregojne se ka filluar te ndjehet era e plehrave, e injoranteve, e arroganteve, e te paafteve, e militanteve te PD e PS (qe kane patur e kane pushtetin 27 vite). Demokracia eshte lufta e te afteve me te paaftit, fatkeqesisht ne kete lufte fitojne te paaftit. Kjo eshte shenje qe tregon se ndryshimi eshte shume i nevojshem dhe i menjehershem.

Por per cfare ndryshimi flitet ? Per ndryshim konceptual apo partiak ? Per te hequr Prof. Gudar Beqirin se eshte me PD e per te vendosur Prof. Artan Fugen qe eshte me PS ? Apo per nje ridimensionim ne konceptual ne rivlersimin dhe funksionimin e Akademise se Shkencave ?

Nese kreret qe drejtojne shtetin, nese Presidenti i Republikes, Kryetari i Parlamentit, Kryeministri nuk i sheh shkenctaret e Shqiperise si shtresa elitare e vendit, si truri i Shqiperise, asgje nuk ndryshon. Nese Presidenti Republikes nuk merr pjese ne nje takim ku salla te jete e mbushur vetem me personalitete me grada e tituj shkencore, nga te gjitha qytetet e Shqiperise, kjo shtrese elitare do te ndjehet e pavlersuar dhe e injoruar.

Nese shkenctaret e te gjitha qyteteve nuk zgjedhin akademiket e tyre, nese akademiket e te gjitha qyteteve nuk zgjedhin kryetari dhe nenkryetaret e tyre, nese akademiket do ti emrojne partite, sistemi demokratik ne Shqiperi do vazhdoje te mbetet nje kopje e shemtuar e sistemit komunist.

Nese truri nuk funksionon shteti coroditet. Prandaj qe te shpetojme nga kjo coroditje le te mbledhin mendjen te gjithe, udheheqesit dhe shkenctaret, akademiket elitare dhe disa sharlatane analiste e gazetare, qe te mendoj seriozisht per eliten e shtetit shqiptar, per Akademine e Shkencave.

Share: