Home KRYESORE Ka edhe keshtu: “Bicycle Durrës”…

Ka edhe keshtu: “Bicycle Durrës”…

“Bicycle Durrës”, është një grupim qytetarësh, të cilët janë përdorues dhe dashamirës të biçikletës.

Themelimi i tij u bë me datë 20.12.2015, kur u bë edhe aktiviteti i parë në qytet.

Ky grupim është i hapur për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e biçikletës, të cilët duan të krijojnë një komunitet të tyrin.

“Bicycle Durrës” synon t’i jap më shumë rëndësi përdorimit të biçikletës në qytet, në një kohë kur ndotja atmosferike ka arritur shifra të larta dhe urbanizimi me ritme të shpejta, ka shtuar numrin e makinave, duke e vështirësuar lëvizjen në rrugët e qytetit.

Deri më tani grupimi “Bicycle Durrës”, ashtu siç pasqyrohet edhe tek faqja e tij në rrjetin social Facebook, ku ka një numër të lartë mbështetësish, ka kryer një sërë aktivitetesh sensibilizuese dhe argëtuse, ndër to;

“Pedalim në ditën Ndërkombëtare të Tokës”;

“Pedalim në ditën Ndërkombëtare pa Makina”, si edhe një sërë pedalimesh sensibilizuese, por edhe pikniqe argëtuese e shplodhëse.

Një pjesë e aktiviteteve, e kanë pasur pjesë të tyre përshkrimin e rrugës së re që është ndërtuar përbri portit të Durrësit, me korsi biçikletash të dedikuar, duke e përshëndetur këtë nismë të bashkisë Durrës, e cila duhet të shtrihet edhe në rrugët e tjera të qytetit.

Grupimi ynë synon të përcjellë tek institucionet vendore kërkesat për respektimin e përdoruesve të biçikletës në qytetin e Durrësit, që përkthehet në sinjalistikë, vend-parkime dhe korsi për biçikletat.

Share: