Home KRYESORE Paralajmërimi tronditës i Papa Françeskut: Do të fundosemi nëse…

Paralajmërimi tronditës i Papa Françeskut: Do të fundosemi nëse…

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, ka dhënë një deklaratë të fortë duke paralajmëruar se nëse bota nuk e zgjidh problemin e ndryshimit klimaterik, njerëzimi do të fundoset.

“Nëse nuk rikthehemi, do të fundosemi”, ka thënë Françesku dje para gazetarëve gjatë udhëtimit me aeroplan teksa kthehej nga Kolumbia.

Ai e ka përkrahur fuqishëm marrëveshjen e Parisit të vitit 2015 për frenimin e ngrohjes globale, nga e cila u tërhoq SHBA-ja këtë vit.

Françesku është pyetur rreth uraganeve të fundit, përfshirë edhe atë Harvey dhe Irma, dhe nëse liderët politikë të cilët nuk duan të punojnë me vendet tjera për ta frenuar ngrohjen globale duhet të mbahen përgjegjës moralisht për ndikimet në planetin tonë në të ardhmen.

“Mund t’i shihni ndikimet e ndryshimit klimatik dhe shkencëtarët na kanë treguar se cilën rrugë duhet ta ndjekim”, ka thënë Papa duke iu referuar një konsensusi nga shkencëtarët se ngrohja globale shkaktohet nga aktiviteti njerëzor, siç janë karburantet fosile, shkruan Express.

“Të gjithë ne kemi përgjegjësi, të gjithë ne, të madhe apo të vogël, përgjegjësi morale. Duhet ta marrim seriozisht. Nuk mund të bëjmë shaka me këtë. Çdo person ka përgjegjësinë e vet, madje edhe politikanët”, ka shtuar ai./360grade.al

Share: