Home KRYESORE Video/ A të kanë kërkuar të sillesh si k**vë tek “Xing me...

Video/ A të kanë kërkuar të sillesh si k**vë tek “Xing me Ermalin? Rasheli habit me përgjigjen…

Rashel Kolaneci velina e parë e emisionit “Xing me Ermalin”, prej dy javësh nuk është më pjesë e këtij emisioni. Largimi i saj i papritur shtoi më tepër kuriozitetin në publik se cila mund të ishte arsyeja e këtij vendimi .

E ftuar në emisionin “Pop Culture” , Rasheli ka dhënë një intervistë të plotë, ku ka folur rreth fëmijërisë, aktiviteteve dhe largimin nga ky format televiziv. Një ndër pyetjet më pikante që i është drejtuar nga moderatori ishte: A të kanë thënë ndonjëherë të bësh gjëra që ti si ke qejf ose si të sillesh si k**vë?

Përgjigja e Rashelit nuk ishte e drejtpërdrejtë por që nënkupton se diçka ka pasur.

“Gotite në shenjë me këtë pyetjen… Për të shpjeguar njëherë e mire këtë me teleshikuesit… Ne gjithmonë kemi pasur një skenar, një front përpara dhe çdo gjë ka qenë e menduar para se te bëhej, emisioni xhirohej me pjesë. Me thënë të drejtën unë kam pasur goxha debate, me skenaristet, regjisorët dhe me Ermalin ndonjëherë për shumë pjesë të ndryshme të emisionit , pasi siç thashë dhe më sipër nuk nuk e gjeja veten me atë që bëja.. .”

Përgjigja e plotë fillon në minutën e 8:20./360grade.al

Share: