Home KRYESORE A na ka marrë lumi, apo akoma?! Nga Dritan Shano

A na ka marrë lumi, apo akoma?! Nga Dritan Shano

Sistemi ynë politik i shërben hapur disapak oligarkëve, por qeveria socialiste 2013 – 2017 e çoi një hap më tej këtë duke kombinuar futjen e kriminelëve në parlament dhe udhëhequr direkt vetë prodhimin dhe trafikun e drogës. Në përpjekje të pareshtura për të larguar sadopak vemendjen nga kjo veprimtari kriminale, me të cilën tashmë po merren shërbime të specializuara ndërkombëtare, Qeveria prodhon çdo tri ditë nga një lajm. Pavarësisht këtyre orvatjeve të përditshme të propagandës qeveritare, çështja e krimit dhe drogës që udhëheq Shqipërinë mbetet parësore – por nuk mund të mos i kushtojmë 2 minuta vëmendje, përpjekjes më te fundit

Rama vendos që shqiptarët do paguajnë edhe për ujin e shiut! – (Uji i shiut, pasi bie nga qielli futet nën tokë, dhe nxirret që andej për t’u përdorur më vonë duke hapur vrima në tokë [puse] në përdorim nga njerëzimi që prej 8000 vjetësh) – Ai dhe ndërmarrja e vet e ujësjellësit, në vitin 2018 AD, parashikojnë vendosjen e matësave/sahatëve tek puset me apo pa kovë, për këtë qëllim. Asnjë kryetar fisi, lider, mbret, faraon, perandor, diktator nuk e kishte arritur këtë gjë më parë.

* Në këto kushte, dhe duke mos imagjinuar se ç’mund të jetë hapi tjetër, mendoj se është koha që shoqëria civile të mbledhe firma për të miratuar një ligj që lejon çdo qytetar shqiptar të mbaje dhe përdorë Armë zjarri për vetëmbrojtje.

* Gjithashtu, mendoj që Kushtetuta e Shqipërisë nuk mund të jetë kaq e vagët, e paqartë dhe pa zgjidhje të menjëhershme për situata të tilla, ku është evident, me sy të lirë, dëmtimi i parikuperueshëm i shëndetit mendor të Kryeministrit.

* Së fundmi, mendoj se ndoshta është më mirë të na marrë lumi!

Share: