Home KRYESORE Dako pranon se nuk e ka marrë vizën nga ambasada e SHBA:...

Dako pranon se nuk e ka marrë vizën nga ambasada e SHBA: Ja arsyeja

Pas lajmit në media se Vangjush Dakos i është refuzuar viza amerikane ka reaguar edhe vetë Kryebashkiaku i Durrësit i cili thotë se bëhet fjalë për një problem teknik dhe jo politik.

“E gjitha kjo është një turp, një tendencë e atyre që janë mësuar të hedhin baltë. Unë nuk kam asnjë problem për të shkuar në Amerikë. Gjërat dhe mënyrat që rrodhën krijuan ketë situatë, që nuk ka lidhje me pozicionin tim politik apo si kryebashkiak.

Thjeshtë e gjitha kjo ka procedura teknike. Së shpejti do të ndihen keq ata që shpifin gjëra të tilla”, ka thënë Dako për gazetën Bulervard, një gazetë lokale në Durrës.

Share: