Home KRYESORE A është i shqetësuar Meta nga përgjimet e SHISH?

A është i shqetësuar Meta nga përgjimet e SHISH?

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për “Syri.net”, ka folur lidhur me përgjimet e mundshme që mund t’i jenë bërë atij nga SHISH në kohën kur këtë institucion e udhëhiqte Visho Ajazi.

Mediat kanë aluduar se dhe në kohën e zotit Ajazi dhe ju jeni përgjuar?

Unë në një detyrë të lartë kushtetuese nuk merrem me histori mediatike nga të vërteta dhe të pavërteta dhe nga raporte personale të së kaluarës. Që nga 24 Korriku i këtij viti shikoj vetëm përpara. Për mua interes ka patur dhe ka që ky institucion të përmbushë sa më mirë detyrën e tij, që mund ta kishte përmbushur shumë mirë deri më tani. Aq më tepër kur vendi është duke diskutuar për çështjen e trafikut dhe të drogërave. SHISH ka qenë i angazhuar në këtë luftë. Këto probleme janë bërë më të njohura në mediat ndërkombëtare.

Pra nuk iu ka shqetësuar ideja se jeni përgjuar nga Visho Ajazi?

Mu më jep kënaqësi çdo lloj ideje e atyre përgjimeve, apo dhe kur bëhet fjalë për rastin konkret në rast se ju do ti konsideronit bisedat në ajër si përgjime shqetësuese.

DISA njoftoi ne disa numra rresht në tetorin e vitit 2014 detaje të një raporti parlamentar nga i cili rezulton se SHISH, nën drejtimin e Visho Ajazi Likës që nga gushti 2012, ka përgjuar sistematikisht politikanë të nivelit më të lartë, opozitarë të kryeministrit Sali Berisha, por edhe njerëz të tij të afërt.

Për sa kohë që shërbimi nuk ndodhej në dorë të njeriut të besuar të Berishës, por të paraardhësit të tij Bahri Shaqiri, nevojat e pazëvendësueshme të Berishës për të përgjuar gjithkënd e gjithçka që ai mendonte se i duhej për të kontrolluar, konsoliduar pushtetin dhe shantazhuar, plotësoheshin nga krahu ushtarak i inteligjencës, përkatësisht SHIU.

Me këtë rast, ky shërbim nën ombrellën e ministrit të Mbrojtjes së kohës, Arben Imami, nuk ngurroi të bëjë edhe lojën e zakonshme të tenderave të errët dhe shumë marramendëse për aparatura e pajisje të posaçme.

Por sidomos në periudhën 2012-2013, teksa po afronin zgjedhjet parlamentare dhe rivalitetet brenda PD-së filluan të ravijëzoheshin më qartë, SHISH në dorën e Ajazi Likës kapi ritme të papara të përgjimeve.

Rivali i Lulzim Bashës për drejtimin e PD-së, deputeti dhe ish ministri Sokol Olldashi, është përgjuar vazhdimisht deri ditën që u aksidentua mbrëmjen e 20 nëntorit 2013, në një incident automobilistik që sot e kësaj dite nuk bind shumëkënd.

Kreu i LSI-së Ilir Meta mban numrin rekord të telefonatave të survejuara, me rreth 700 biseda të përgjuara nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

I dyti për nga volumi i telefonatave të përgjuara është Kryeministri Edi Rama i cili ka rreth 200 të tilla.

Më pas është ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri me rreth 100 telefonata të përgjuara, dhe deputeti Taulant Balla me mbi 70 telefonata.

Nuk rezulton të jetë i përgjuar kryetari i PD-së Lulzim Basha pas 23 Qershorit; nga ana tjetër, veç Olldashit është përgjuar edhe Ilir Rusmali dhe Astrit Patozi. I pari, një rival serioz që kishte vendosur të provonte shansin për drejtimin e PD-së, duke iu kundërvënë (megjithëse butë dhe pa agresivitet, por i vendosur) dyshes Berisha-Basha dhe rezultatit të paravendosur.

Share: