Home KRYESORE Gjylameti nis detyrën e re me një urim për Saimir Tahirin

Gjylameti nis detyrën e re me një urim për Saimir Tahirin

Blerina Gjylameti, është kryetarja e re e PS-së në Tiranë dhe e sapo e zgjedhur, përmes një statusi në facebook ka reaguar për detyrën që i është caktuar që sipas saj kërkon dyfish energji.

Ajo e ka nisur detyrën e re duke falenderuar paraardhësin e saj në këtë detyrë, atë të cilin ajo do të zëvendësojë, pra Saimir Tahirin te cilit i ka uruar fitoren e luftës së tij për të vërtetën!

Statusi i plotë i deputetes, Blerina Gjylameti në facebook:

Përtej kënaqësisë dhe vlerësimit ndiej përgjegjësinë e jashtëzakonshme që mu ngarkua sot nga Kryesia e Partisë Socialiste dhe Kryetari z. Edi Rama për drejtimin e degës së PS-së Tiranë. Detyra kërkon dyfish energji, së pari për të ndjekur hapin e shpejtë të socialisitëve të palodhur e të përkushtuar të Tiranës , e duke vijuar më pas me detyrimin moral për t’ju përgjigjur bashkëqeverisjes me njerëzit.

Falenderoj paraardhësin e kësaj detyre, Saimir Tahirin për vullnetin e spikatur dhe frymën e palodhur të bashkëpunimit në këtë detyrë të cilit i uroj sa më shpejt fitoren në luftën e tij për të vërtetën.

Përveç falenderimit për besimin ndaj Kryetarit te Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryeministrit Edi Rama, kolegëve dhe gjithë socialistëve të mbarë Tiranës, ndjej detyrimin t’ju përkushtohem në përmbushjen e objektivave dhe të gjithë së bashku të punojmë për projektin e madh të Shqiperisë që duam.

Share: