Home KRYESORE Paloka: Ju tregoj se cili është peshku i madh i krimit në...

Paloka: Ju tregoj se cili është peshku i madh i krimit në Shqipëri

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, sot, ka reaguar ndaj deklaratës së bërë nga ambasadori amerikan Donald Lu, i cili theksoi se në janar do të nisin arrestimet e peshqve të mëdhenj.

Përmes një shënimi në Facebook, Paloka shkruan:

“Peshq të vegjël, peshq të mëdhenj. Kush ha e kush do ta hajë?

Unë nuk mund të ç’kodifikojë kodet e askujt, po unë dhe gjithë shqiptarët dimë shumë mirë se “peshku i madh” i krimit në Shqipëri është një dhe vetëm një e quhet Edvin Kristaq Rama. Sa të vazhdojë të jetë ai kryeministër; një vit, një muaj, një jave, një ditë apo dhe një ore, krimi në Shqipëri do vazhdojë vetëm të rritet e fuqizohet…”.

Share: