Home KRYESORE Presidenti Hashim Thaçi fton Vuçiçin për vizitë në Kosovë

Presidenti Hashim Thaçi fton Vuçiçin për vizitë në Kosovë

Presidenti Hashim Thaçi në një intervistë për “Remarker” ka thënë se ende nuk ka marrë ndonjë ftesë nga Vuçiç për vizitë në Serbi.

Thaçi ka shpjeguar se mbetet i hapur për takim me Vuçiçin në Prishtinë, madje ka pranuar se i ka bërë ftesë publike. Nga ana tjetër Thaçi ka treguar se ai nuk ka marrë ndonjë ftesë për vizitë në Beograd, pavarësisht se ai është i gatshëm ta bëj një vizitë të tillë.

“Vuçiq është i ftuar çdo herë nga ana ime në Prishtinë, ndërsa mua më mungon ftesa për të vizituar Beogradin, por jam i gatshëm ta vizitoj. Nëse takohemi në të gjitha kryeqytetet e botës, pse mos të takohemi në kryeqytetet tona, Prishtinë apo Beograd,” thotë Thaçi.

Presidenti Kosovës ka folur për bashkëpunimin dypalëshe midis Serbisë dhe Kosovës, ku ka shpjeguar se këto hapa duhen bërë patjetër krah Bashkimit Evropian, kjo sipas tij i shërben të dy vendeve.

Share: