Home KRYESORE Horoskopi, 02 dhjetor 2017

Horoskopi, 02 dhjetor 2017

Dashi

Parashikohen zhvillime interesante në drejtim të punës. Mundësi të mira për të përmirësuar raporet ndërpersonale. Jeta juaj sentimentale premton momente të këndshme në mbrëmje.

Demi

Nga ana profesionale jeni në qendër të vëmendjes dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e atyre që kanë shumë në dorë të bëjnë për ju.. Aferdita pozitive në shenjë ”gudulis” jo pak erosin tuaj.

Binjakët

Pritet një ditë jo edhe aq pozitive nga ana profesionale, por do të jetë shumë më krijuese nga ana sentimentale, suidomos në raportet me paertnerin. Kujdes nga të papriturat që mund t’ju dalin.

Gaforrja

Shkrihen si bora në diell tensione e këtyre ditëve të fundit, të vënë nën morsetën e Hënës dhe Marsit. Ndërsa ndjenja dhe marrëveshja me personin që dashuroni duket se janë të përsosuru.

Luani

Me Hënën në kundërshtim do të ndjeni përreth një nervozizëm dhe mos kënaqësi, por asgjë nga këto nuk do të arrijë të vërë në rrezik programet tuaja të ditës dhe projektet e ardhshme.

Virgjëresha

Hëna tek Demi sponsorizon në një farë mënyre këtë ditë. Ecën për mrekulli ana afektive dhe një ftesë e papritur do t’ju hapë rrugën për t’u futur në një ambient interesant kulturor.

Peshorja

Do të gjeni përgjegjet e disa pyetjeve, do të nxirrni një shumë parash dhe mund të përfundoni kështu një kontratë biznesi. Jeta në çift shkon për bukuri e përzier me romanticizëm dhe pasion.

Akrepi

Nga ana profesionale një projekt që ju e keni shumë për zemër ndoshta ka nevojë për t’u modifikuar ose për t’u shtyrë për një herë tjetër. Kujdes në raportet disi të lëkundurua me partnerin.

Shigjetari

Duhet të tregoheni shumë më fleksibël se në kufijtë e pranueshëm në raportet me të tjerët. Diçka nuk do të shkojë ashtu siç doni ju kështu do të detyroheni të modifikoni paksa planet tuaja.

Bricjapi

Hëna sot është plotësisht në dispozicionin tuaj dhe dita bëhet menjëherë frenetike dhe e shndritshme. Do të keni një forcë shumë të madhe bindëse duke i bindur të tjerët për atë që doni.

Ujori

Mos u mundoni kot të fshihni atë që duket sheshit, e aq më pak njerëzvem tuuaj më të afërt, pasi edhe ju e dini se dielli nuk mund të mbulohet me shoshë. Më mirë heshtni sa të thoni gënjeshtra.

Peshqit

Marsi që sapo ka hyrë në shenjën tuaj, ju jep energji, ritëm, reflekse të shpejta dhe komunikim. Do të jeni të aftë të përpunoni projekte dhe t’i pasuroni me ide të reja dhe brilante.

Share: