Home KRYESORE Kur do të marrin fund reshjet? Flet meterologia

Kur do të marrin fund reshjet? Flet meterologia

Reshjet e shiut kanë pushtuar gjithë vendin duke shkaktuar kështu një situatë emergjente dhe mjaftë probleme. Por mesa duket moti me reshje do të marrë fund të hënën.

Këtë informacion ka përcjellë meterologia Lajda Porja në emisionin Opinion. Ajo ka thënë se deri të premten pasdite reshjet do të bien pa ndërprerje. E shtuna do të sjellë reshje të pakta, sidomos në qendër të vendit ndërsa ne zonat veriore nuk do të ketë. Sipas saj edhe dita e diel do ketë reshje, por në sasi të pakta.

Zonat problematike me reshje janë Puka, Peshkopia, Shkodra, Tirana si dhe zona e Jugut, Fieri, Berati, Korça, Vlora, Saranda e Gjirokastër.

Share: