Home KRYESORE Protestat çojnë Bushatin në Shkodër: Ja çfarë u premtoi familjarëve të Florencit

Protestat çojnë Bushatin në Shkodër: Ja çfarë u premtoi familjarëve të Florencit

Ministri i Jashtëm, njëherësh deputet i Shkodrës, Ditmir Bushati ka vizituar sot familjen e Florenc Beqirit, 23 vjecarit shqiptar që vdiq në rrethana të mistershme në Marsejë të Francës.

Ai ishte arrestuar pasi qendronte ilegalisht në këtë shtet dhe ishte mbajtur 28 ditë në paraburgim. Florenci u dërgua në gjendje të rëndë (vdekje klinike) nga burgu në spital, ku u mbajt një jave me oksigjen dhe mandej mjekët i hoqën tubat.

Të shumtë kanë qenë qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit që janë sensibilizuar dhe kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes. Po kështu të dielën në Tiranë u zhvillua një protestë “Drejtësi për Florencin”.

Ministri Bushati u tha sot familjarëve se “Jemi në kontakt të pandërprerë me autoritetet franceze, ministrinë e brendshme dhe të jashtme. Të presim përfundimin e hetimeve, të respektojmë vdekjen”.

Ndërkaq mësohet se Bashkia e Shkodrës do i akordojë 5 milionë lekë (të vjetra) familjes së Florencit për mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore. Vendimi është miratuar sot unanimisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Share: