Home KRYESORE Vdekja e Florenc Beqirajt/ Berisha dënon aktin, ka dhe një mesazh për...

Vdekja e Florenc Beqirajt/ Berisha dënon aktin, ka dhe një mesazh për autoritet shqiptare

Ish-kryeministri Sali Berisha të shtunën ka reaguar në lidhje me vdekjen e 23-vjeçarit, Florenc Beqiraj në Francë, duke e konsideruar një krim të shëmtuar.

Për ish-kryeministrin është e patolerueshme interesi zero dhe heshtja totale e autoriteteve shqiptare ndaj të riut Florenc Beqiraj.

Shënimi i plotë i kryeministrit, vijon si më poshtë:

Vdekje nga traumat e marra nga torturat ne burg e te riut Forenc Beqiri, një krim i shëmtuar!

Të dashur miq, prej disa ditësh kemi ndjekur live në mediat sociale, kronikën e vdekjes së paralajmëruar nga torturat e ushtruara në burgun e Marsejës të të riut shqiptar Florenc Beqiri. Dramën e tij njerëzore e ben edhe më të madhe e tronditëse mungesa e transparencës ndaj kësaj tragjedie njerëzore dhe në veçanti indiferenca dhe braktisja totale e të ndjerit në luftën e tij me vdekjen, nga autoritetet zyrtare shqiptare, sikur Florenci të ishte banor i një vendi pa shtet.

Duke shprehur ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave, përsëris thirrjen time drejtuar edhe ditë me pare autoriteteve franceze të zbatimit të ligjit, të hetojnë me transparencë dhe të vendosin para ligjit autorin apo autoret e krimit të shëmtuar, që i moren jetën me dhunën e tyre shtazore ne institucionet shtetërore të vuajtjes së dënimit, të riut Florenc Beqiri.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe interesin zero dhe heshtjen totale, sikur të mos ishte një i ri shqiptar, të autoriteteve zyrtare shqiptare ndaj Florenc Beqirit, që nuk meritonte kurrë atë që pësoi! sb

Share: