Home KRYESORE Video/ Të miturit nuk i binden, edukatorja mizore i rreh me shkelma...

Video/ Të miturit nuk i binden, edukatorja mizore i rreh me shkelma dhe grushta

Pamjet shokuese të një edukatore që rreh vogëlushët e kopshtit, kanë tronditur gjithë opinionin publik në Shaanxi të Kinës. Ngjarja është publikuar pak ditë më parë, ndërsa video ku tregohet dhuna e ushtruar është bërë virale në rrjetet sociale. Edukatorja shihet teksa rreh brutalisht fëmijët që nuk i binden dhe sillet rrotull klasës e inatosur.

Komentuesit e kanë quajtur veçanërisht mizore sjelljen e saj. Të miturit të cilët kanë gabuar duke luajtur me njëri-tjetrin shihen teksa struken pas murit të frikësuar, pasi mësuesja ka qëlluar me shkelm njërin prej tyre në tokë. Ajo e qëllon disa herë me shkelm në bark, djalin e vogël që nuk i është bindur. Veprimi i edukatores është dënuar nga shumë organizata për të drejtat e fëmijëve. Akoma më shokues është fakti që zyra arsimore në këtë zonë nuk ka marrë asnjë masë, përveçse një paralajmërimi të rreptë. Nga ana tjetër edukatorja u ka kërkuar falje prindërve.

Media

Share: