Home KRYESORE Ndiheni të lodhur pothuajse gjatë gjithë kohës? Këtu gjeni disa këshilla

Ndiheni të lodhur pothuajse gjatë gjithë kohës? Këtu gjeni disa këshilla

A po flini mjaftueshëm?

Thuhet se njerëzit duhet të flenë nga 7-9 orë çdo natë. Por përveç sasisë është shumë e rëndësishme edhe cilësia. Kështu vendosni një orar të caktuar gjumi dhe tregohuni strikt ndaj tij. Për t’u siguruar për një gjumë cilësor krijoni situatën e duhur për gjumë dhe mos lejoni që telefoni të ndikojë në gjumin tuaj.

Dieta juaj

A po merrni proteina, yndyrna të shëndetshme dhe fibra në sasinë e duhur? Është shumë e rëndësishme të merrni një përzierje proteinash si mish pa dhjamë, avokado, dhe sasinë e duhur të karbohidrateve si perimet dhe drithërat.

Aktiviteti juaj

A e keni vënë re se sa herë që ushtroheni mbusheni plot me energji dhe jeni gati të “pushtoni” gjithë botën? Nëse e keni vënë re…atëherë mos rrini në një vend, por filloni të merreni me një aktivitet qoftë edhe me më të thjeshtin, bëni një shëtitje.

Dehidratimi

A ndiheni të etur? Kjo është një shenjë e dehidratimit dhe shumë shpejt mund të çojë në lodhje. Si ta rregulloni këtë gjë? Filloni të pini sa më shpesh ujë gjatë ditës dhe gjatë kohës që ushtroheni./360grade.al

Share: