Home KRYESORE A po nxit Donald Lu arrestimin e Shkëlzen Berishës? Ja çfarë thotë...

A po nxit Donald Lu arrestimin e Shkëlzen Berishës? Ja çfarë thotë ish-drejtori i Shërbimit Sekret:

Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit i ka shkuar një fletë-thirrje nga prokuroria 3 ditë para protestës së opozitës. Bëhet fjalë për privatizimit e OSHEE tek çekët e CEZ në kohën kur qeverisje Berisha. Një çështje për të cilën mazhoranca e sotme është angazhuar fort për të bërë përgjegjës për korrupsion edhe djalin e ish-kryeministrit.

Por a ka ndikim më të madh se kaq në këtë çështje?

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi beson se ambasadori amerikan Donald Lu po influencon në këtë çështje. Duke folur në emisionin e Artur Zhejit mbrëmjen e djeshme në Ora Neës, ai tha se “çekët janë mobilizuar për këtë problem. Dikush ua ka kërkuar atyre”. Sipas Klosit, nuk është rastësi që prokuroria kërkon Shkëlzen Berishën pikërisht pak ditë përpara protestës.

Klosi: Kam dëgjuar këto ditë që cekët janë angazhuar për atë problem dhe nuk i kam dëgjuar herë tjetër vetëm këto ditë. Institucione në Çeki po përgatitet të përballen me këtë problem.

Dikush ua ka kërkuar. Unë besoj se te gjithë ajo që ka thënë Lu-ja, që brenda janarit do të ketë “peshq të mëdhenj”… por nuk më pëlqeu që “peshq të mëdhenj” quajti ca hajdutë. Kujtova se peshq të mëdhenj ishin ca të tjerë. Mbase ua kanë kërkuar çekëve, Donald Ku që të riaktivizojnë këtë problem. Çështja është në Shqipëri dhe provat mund të vijnë nga Çekia.

Lexo edhe: Rihapen hetimet per CEZ, prokuroria flete thirrje Shkelzen Berishes   /Opinion.al

Video: Deklarata e Fatos Klosit

Share: