Home KRYESORE Shkencëtarët zbulojnë mrekullinë e 8-të të botës

Shkencëtarët zbulojnë mrekullinë e 8-të të botës

Një ditar i shkruar me dorë nga një eksplorues i shekullit të 19-të tërhoqi vëmendjen e studiuesve në Zelandën e Re, të cilët besojnë se mund të kenë zbuluar vendndodhjen e një vendi të humbur të botës.

Hulumtuesit Rex Bunn dhe Sascha Nolden pohojnë në një studim të botuar kohët e fundit në revistën “Royal Society of New Zealand”, se ata kanë gjetur vendndodhjen e tarracave rozë dhe të bardhë, të menduara më parë si të humbura.

Të njohura si tarraca, dikur konsideroheshin si mrekullia e 8 e botës, sepse janë grup shkëmbinjsh të bardhë dhe rozë të vendosur në liqenin Rotomahana.

Mali Tarawera shpërthyeu më 10 qershor 1886, duke hedhur hirin vullkanik mbi liqen dhe duke mbuluar tarracat me pluhur dhe baltë.

Përdorimi i një pelengatori zhurmash nënujore, sondazheve dhe fotografive, një studim 5-vjeçar doli në përfundim  se, tarraca ishte shkatërruar gjatë shpërthimit.

Sidoqoftë, Bunn dhe Nolden thonë se ky përfundim u bazua në 130 vjet informacione të gabuara të hartave, duke pretenduar se tarracat nuk janë shtyrë në fund të liqenit apo janë shkatërruar.

Duke përdorur ditarin në terren të vitit 1859 të Ferdinand von Hochstetter, i cili konsiderohet “babai i kartografisë së Zelandës së Re”, ata besojnë se kanë gjetur vendndodhjen e tarracave, rreth 30 deri në 50 metra poshtë bregut të liqeneve.

Bunn tha për “The Guardian”: “Hulumtimi ynë mbështetej në sondazhin e vetëm të bërë ndonjëherë për atë pjesë të Zelandës së Re dhe për këtë arsye ne jemi të sigurt se kartografia është e vërtetë”.

Hochstetter ishte një hartograf shumë i njohur.

Nolden dhe Bunn hodhën poshtë hulumtimet e viteve të kaluara: “Është ironike sesi arriti në përfundimin se tarracat u shkatërruan, ashtu si ne morëm provën e parë që vendet e tarracave rozë dhe të bardha shpëtuan”./360grade.al/

Share: