Home KRYESORE Tritan Shehu: DITE TE “ZEZA” PER SHENDETESINE DHE SHQIPERINE!

Tritan Shehu: DITE TE “ZEZA” PER SHENDETESINE DHE SHQIPERINE!

Gazeta Shqiptare, Intervistoi Valentina Mandani.

1-PYETJE: Z.Shehu, shendetesia po del ne qender te vemendjes perseri. Si e konsideroni ju gjendjen e ketij sistemi te ne?

Pergjigje: Nuk ka si te ndodhe ndryshe. Kjo edhe sepse pa as me te voglin dyshim sistemi i yne shendetesor mbas 4,5 vite Rilindje po shkon drejt kolapsit te plote. Shume shpejt ai keshtu do te krahasohet vecse me gjendjen e vendeve te Afrikes Qendrore, ku per shumicen e popullesise nuk behet fjale per shendetesi. Dhe kjo duket qartesisht nga dy elemente. Se pari nga te dhenat objektive te sotme dhe se dyti nga mos pasja e asnje strategjie zhvilluese te sektorit. Niveli aktual i sherbimit shendetesor, kujdesi ndaj pacientit te nje vendi matet nga disa indekse: nga niveli i financimeve per shendetesine, nga numri i mjekeve te pergjithshem e specialiste, nga numri i shtreterve se bashku me numrin e specialiteteve te ngushta. Ndersa perspektiva nga fakti se sa reale e zhvilluese jane programet se paku afat mesem. Tek ne sot financimi publik per shendetesine eshte reth 1,95 % e GDP ose ndryshe 85 Euro per fryme popullesie ne vit, shifer kjo 22 here me e ulet se mezatarja europiane. Edhe po ti shtojme kesaj 0,85% te GDP nga kontributet direkte, qe nuk jane fonde publike, ose reth 35 E per fryme, vazhdojme te jemi shume shume larg asaj qe duhet. Nga ana tjeter nuk ka asnje strategji optimiste, nuk ka asnje te dhene nga buxheti, qofte dhe ide nga qeverisja te shprehur se si do te tejkalohet kjo varferi e skajeshme e shendetesise. Mbas harreses se termit shkaterues “shendetesi falas”, askush nga maxhoranca nuk po artikulon me qofte edhe nje propozim per politikat financiare te sistemit shendetesise. Po keshtu mjeket te ne po behen nje “specie ne zhdukje” duke arritur ne 1,1 mjek per 1000 banore, nga reth 4,5 qe eshte mezatarja europiane. Paralelisht me keto numri i shtreterve spitalore ka arritur ne 2,4 shtreter per 1000 banore ne renie, kur duhet te jemi se paku ne 4 e i specialiteteve te ngushta te ne eshte reth 10 here me i vogel se sa ne vendet europiane.

Qe ketej deduksionet jane te qarta. Po largohet sherbimin shendetesor nga popullesia, nga qytetaret, nga pacientet e zonat qe jane bosh, pa mjeke familje e specialistet po zgjerohen frikshem. Si pasoje edhe spitalet po boshatisen dhe po koncentrohemi vetem ne Tirane, ku dhe atje sherbimi le shume per te desheruar, qofte edhe per shkak te mbingarkeses. Dhe ne kete drejtim po cojne jo vetem degradimi i pa kontrolluar i gjendjes, por dhe mungesa e plote e vizioneve apo “strategjite” e gabuara te shpallura nga Ministria perkatese. Ne fakt ai material “programatik” i shpallur si i tille, vetem strategji zhvilluese nuk eshte. Me dy fjale po shkohet “me hapa te sigurta” drejt modelit me te prapambetur shendetesor, drejt atij afrikan, ne te gjitha aspektet.

2- PYETJE: Por Kryeministri ka folur gjate se fundmi per masa rregulluese, emerime infermieresh, stazh mjekesh, riformatim spitalesh etj?

Pergjigje: Po eshte e vertete qe ka folur, por nuk ka thene asgje nga ato qe duhet te thote. Ne teresi ai eshte perpjekur te leshoje fishekzjare e te perserise ate “cfaqje” qe beri dikur me spekullimin “shendetesi falas”. Ai nuk ka artikuluar me kryesoren, se si do te krijoje e cilat do te jene kolonat e nje sistemi finacimi stabel e autonon per shendetesine se paku per te kaluar varferine. E vetmja risi ne kete pike eshte se ai nuk permend me “shendetesine falas”, ndersa rithekson rritjen e shpenzimeve per “koncesionet” abuzive ose me shume pak rentabilitet klinik, qe vecse e varferojne me tej sistemin.

Po keshtu nuk ka paraqitur asnje strategji se si do te perballohet ulja galopante e numrit te mjekeve, specialisteve etj, si do te rriten keto shifra ne te ardhmen. E vetmja gje qe eshte thene ne kete kontekst eshte se do te organizohet nje”stazh” apo “qarkullim” i mjekeve te qendres drejt periferise me zona “patronazhi”. Keto jane ide te tejkaluara e na kujtojne patronazhin e dikurshem me “brigadat kulturore” apo te specialiteteve te tjera, qe coheshin ne baze gjate diktatures. Jane mekanizma anakronike, qe vetem rregjimet e revolucionet si ai “kultural” i perdorinin. Po keshtu keto jane vendime te kunderligjeshme, bijen ndesh me Kodin e Punes, te drejten, ligjet e tjera perkatese, si dhe me kontratat qe mjeket e spitaleve apo pedagoget kane firmosur me institucionet e tyre. Ne terresi efekti i ketyre metodave “revolucionare” eshte vecse negativ, ato nuk permbajne asgje vizionare e zhvilluese qofte dhe afat shkurter apo mesem, perdoren vetem si propaganda banale. Improvizime te tilla jo vetem nuk zhvillojne periferine, por shkaterrojne edhe institucionet qendrore. Gjithashtu para pak ditesh degjova edhe per nje ide tjeter, tejet centraliste e abuzive kjo, krijimin e nje “portali qendror” per te gjitha emerimet e infermiereve ne vend. Kjo, qe ngjan me nje drejtori kuadri ne Tirane me “drejtor” Kryeministrin, ja kalon jo vetem komunizmit, por edhe me kujtoi “portalin e mesuesve” te Z.Rama, qe tashme askush nuk e permend.

Ideja e trete, qe kam vecuar nga keto deklarime “strategjike” eshte dhe shndrimi i spitaleve periferike te ashtuquajtura “bashkiake” ne Qendra sherbimesh, qe do te thote se maximumi keta do te kene vetem shtreter ditor, pra nuk do te jene me spitale, duke larguar me tej sherbimin nga qyetari. Ketu dua te theksoj se koncepti “spital bashkiak apo rajonal” eshte nje koncept i vjeteruar, i tejkaluar. Spitali eshte vecse spital kudo qe eshte, duke ofruar te pacienti te njejten cilesi sherbimi, dhe qe funksionon autonom si nje “ndermarje”.

Pra te gjitha keto “teori” e deklarata qeveritare jane bosh, thuhen vecse per te krijuar iluzione, ngrihen mbi nje mentalitet te rrezikshme tejet centralist, pa asnje premise zhvillimi dhe qe jo vetem mbajne sistemin tone shendetesor ne nivelet tragjike ku eshte, por e shtyjne me tej ate drejt kolapsit te plote. Besoj se tashti te gjithe bijem dakort, kur per nje sektor si shendetesia gjendja aktuale eshte tragjike dhe nuk ekziston nga Qeveria asnje vizion real zhvillues, perspektiva nuk mund te jete tjeter vecse “e zeze”!

3- PYETJE: Atehere cfare propozoni ju?

Pergjigje: Une mendimet e mia i kam publikuar qarte. Ne si PD kemi edhe nje program te plote te daljes nga katastrofa e per zhvillimin e sistemit tone shendetesor me masa e ndryshime radikale. Gjithe secili mund ta lexoje ate. Megjithate meqenese ju me pyesni po ju permend shume shkurt disa nga idete qe une kam hedhur:

a) Mbas demtimit te madh qe krijoi iluzioni “shendetesi falas”, duhet te flasim me realizem per finacimin e sistemit. Sistemi shendetesor kushton shume, kudo ku ai eshte i zhvilluar. Prandaj duhet te rriten ndjeshem finacimet per kete; mundesite jane. Se pari duhen konvertuar pagesat direkte te popullesise (ato nga xhepi i secilit per ilacet, sherbimet, pagesat e ndryshme, stomatologun et etj) qe arrijne ne reth 135 E per fryme ne vit, ne kontribute direkte (siguracione) te perdoreshme nga individet e zhvilluese per sistemin dhe qe sot jane shume te ulta. Keto i japin soliditet e autonomi finacimit te shendetesise. Pa asnje dyshim kontributi i buxhetit duhet te kaloje nga 1,95 % ne minimalisht 3,5% te GDP. Po keshtu duhen nderprere te gjitha shpenzimet abuzive ose pa rentabilitetin e nevojshme qe sot kapin reth 350 M Euro ne 10 vite ne formen e koncesioneve. Me dy fjale une kembengul qe eshte e domosdoshme ngritja i nje sistemi financimi mixt, te bazuar ne nje sistem sigurativ te diversifikuar e konkurues. Kjo kerkon qe sa me shpejt te largohemi edhe nga koncepti monopolizues e jo stimulues tashme, nga ai i nje “bleresi te vetem te sherbimit”, per te hapur keshtu tregun e sistemeve sigurative, publike e private, konkurrencen.

b) Decentralizimi i spitaleve per te shkuar te “spitali ndermarje” eshte imperativ. Kjo kerkon largim nga konceptet arkaike centraliste si “spitale bashkiake e rajonale”, financim te tyre ne baze te DRG per sherbimin qe ofrojne, konkurence e “treg shendeti” real.

c) Kujdesi paresor duhet t’i nenshtrohet jo vetem decentralizimit, por duhet te ece drejt bazimit te tij mbi “profesionistin e lire”, mjek familje a specialist ky, i paguar nga sistemi sigurativ per sherbim.

d)Nje hapesire tjeter e madhe dhe e pa shfrytezuar eshte privati ne shendetesi. Ai duhet te konsiderohet si pjese integrale e sistemit, ku pacienti mund te shkoje lirshem i paguar terresisht nga sistemi sigurativ apo fillimisht mbi bazen e bashke pageses, qe duhet pranuar qartesisht si alternative. Trajtimi si nje shtojce e sektorit privat eshte nje miopi e madhe.

e) Per te realizuar keto eshte e domosdoshme te mbizoteroje koncepti thelbesor stimulues- pacienti eshte i lire te zgjedhe ai vete spitalin qe desheron, mjekun e familjes apo specialistin ambulator. Ne fakt kjo eshte nje e drejte universale e njeriut ne demokraci. Ai jo vetem zgjedh, por merr me vehte ne kete zgjedhje dhe finacimin nga sektori sigurativ, qe e derdh aty ku ai shkon. Kjo do te plotesonte kushtin themeltar te krijimit te konkurences pozitive, “tregut te shendetit” etj, si baze e zhvillimit, rritjes se cilesise se sherbimit e uljes se kostos. Fatkeqesisht ne te gjitha programet e Qeverise dominon ideja e bllokimit, e “getozimit” te popullesise, pra e kunderta e ketij principi progresiv.

f) Me tej jane shume elemente te tjere, qe duhen ndryshuar. Psh farmaceutika duhet te zgjidhe problemet games se pa mjaftueshme, te sigurise e cilesise se dyshimte te medikamenteve e materialeve ne vend, qe sot jane nje problem madhor. Se dyti rritja disa here e fuqise rambursuese ne numer medikamentesh e perqindje vlere ne tregun e hapur ne dobi te qytetareve, eshte nje domosdoshmeri, etj. Po keshtu duhen zgjeruar procedurat e mbeshtetura nga skemat siguartive si psh per stomatologjine, fizioterapine, mbulesat sociale ne pergjithesi etj.

h)Ndersa rritja e numrit te mjekeve e specialisteve eshte nje proces qe kerkon nje strategji te gjere e afat gjate. Ka ardhur koha per aktivizimin e se paku edhe te dy fakultete te tjera publike te mjekesise. Po keshtu duhet zgjeruar baza mesimore klinike per specializimet me qendra te tjera spitalore publike a private, jo vetem ne Tirane keto, per te shtuar keshtu ndjeshem numrin e specialisteve, duke filluar qe nga mjeku i familjes. E rendesishme eshte qe shoqeria e shteti te kuptojne qe mjeket nuk kane nevoje vetem per paga me te mira, por edhe per kushte te pershtateshme pune, zhvillim te vazhdueshem teknik e profesional, aktivitet shkencor e mbi te gjitha respekt e dinjitet, qe sot eshte neperkembur me keqdashje, pikerisht per t’i anatemuar ata ne raport me nivelin katastrofal te sistemit. Ka ardhur koha per te vendosur nje raport te ri stimulues e te emancipuar midis shtetit e mjekeve, apo dhe specialisteve ne terresi.

4-PYETJE: Z. Shehu, jeni optimist apo pesimist ne realizimin e atyre sa thate per shendetesine?

Pergjigje: Jam optimist se kam besim te ndryshimet e medha ne Shqiperi. Do te isha pesimist nqs nuk do te mendoja keshtu. Kam besim pikerisht te ndergjegjesimi i njerrezve per ate se ku po shkon vendi, jo vetem shendetesia, te reaksioni i qytetareve per te ndaluar te Keqen qe po rritet e orientuar perpjekjet e perbashketa drejt alternativave te tjera pozitive. Pa dyshim sistemi shendetesor shqiptar nuk mund te hyje ne rrugen e normalitetit nqs e gjithe Shqiperia nuk futet ne kete rruge. Dhe per kete duhen ndryshimet e medha politike ne vend, qe te sjellin vizione te ditura, pasione te guximeshme, pergjegjesi e korrektesi qytetare ne krye te shoqerise sone.

5-PYETJE: Interesante kjo, prandaj PD po shkon drejt protestave, cfare po ndodh?

Pergjigje: Absolutisht po, ne nje sens. Por une do te thoja se nuk eshte vetem PD ne proteste, eshte Shqiperia ne proteste. Dhe kjo si pasoje e gjendjes se veshtire e ne perkeqesim te vendit. Ne folem per shendetesine me lart, por ashtu jane dhe sektoret e tjere te vendit. Eshte niveli ekonomik, financiar, varferia e thelle, papunesia e larte etj etj, qe po cojne vendin ne shperthim. Nga ana tjeter situata eshte perkeqesuar se tepermi perballe korrupsionit masiv e infiltrimit te krimit kudo. Ju vete e pate cfare ndodhi e po ndodh me drogen. PD pa dyshim si forca kryesore opozitare e ka per detyre e mision ta udheheqe, drejtoi kete proteste te madhe popullore, qe po ndjehet kudo. Dhe kjo eshte ne te miren e vendit, njerrezve, stabilitetit. Ndryshe gjerat mund te shkojne ne menyre kaotike e shkaterruese. Ne te vertet kjo proteste masive tashme e filluar ne cdo shtepi, familje, ambjent shoqeror, ne forma nga me te ndryshme, shpesh jo te qarta apo te dobishme sic eshte fenomeni i azilit qe ka marre permasat e nje eksodi masiv se fundmi, i desherueshem ky per qeverisjen, por jo per Shqiperine. Prandaj ky shpirt proteste tashti duhet te orientohet ne kanalet e nje levizje te madhe demokratike popullore, produktive, e cila vetem keshtu do te jape efektet thellesisht pozitive e ndryshuese te gjithe aneshme, te domosdoshme keto per vendin. Vetem keshtu mund te evitohet rreziku real, qe kjo proteste te shpertheje spontanisht dhe ne menyre kaotike, me shume deme te pa parashikuara. Nderkaq une e kuptoj qe sfidat e kesaj levizje jane te shumta. Por se pari duhet te luftohet qe te marre fund dominimi i krimit, droges, arbitraritetit etj, qe kane prekur te gjithe sektoret e jetes. Jane keto te keqija qe me tej shtyjne edhe drejt shkeljeve kushtetuese, deformimit te demokracise, ligjit, shkaterrojne ekonomine etj. Sot kerkohet nje ballafaqim i fuqishem e demokratik me keto te rreziqe, qe t’i hapet rruge progresit. Kush tjeter pervec PD mund te jete ne balle te nje levizje te tille popullore? Askush tjeter. Pra tashme kjo eshte nje detyre imperative e PD, ndryshe gjerat do te perkeqesohen ne menyra te pa parashikueshme e te pa ndreqeshme.

6- PYETJE: Dakort, por cilat jane pritshmerite tuaja, shqiptaret a do te ju ndjekin e a ju besojne?

Pergjigje: Une mendoj se po. Mjafton qe ne te dime te orientohemi drejt, te shpjegojme qarte idete tona, ate qe propozojme per te ardhmen etj. Pra ne duhet te jemi kritike ndaj realitetit te erret qe mbizoteron, por edhe alternative, te qarte e konkrete per te ardhmen. Dhe une besoj se ne i kemi kapacitetet njerrezore, politike, profesionale, te drejten morale per ta bere kete gje. Veprimtarite qe kemi filluar duhen zgjeruar, kontaktet duhen shumefishuar, shrytezuar te gjitha mundesite direkte, mediatike grupesh, ambjentesh te ndryshme, gjithecka.

Dicka duhet te kuptojme, gjerat nuk zgjidhen me nje “deus ex machina”. Ky eshte nje proces demokratik ku cdo element ka rendesine e tij e duhet shfrytezuar me kujdes. Ne kete hapesire protestat kane nje rendesi te madhe, vecanerisht per gjendjen aktuale, ku dhe kur qeverisja po perpiqet vecse te terrorizoje njerrezit, me mjete e shkaqe nga me te ndryshme. Perpiqet ta beje kete me ceshtjet me personale e familjare e deri te puna, me varferine, hallet me drogen e kultivuar e te fshehur, me presion psikologjik direkt, mediatik etj etj. Dhe ketu protesta merr nje rendesi te madhe. Vetem te qenit ne proteste ne grupe te medhenj te jep guxim, largon ndrojtjen e friken e deri te mesazhi i forces e ndryshimit qe tranzmeton. Keto jane te domosdoshme per ndryshimet e kerkuara nga te gjithe, vecanerisht kjo per realitetin e shoqerise sone. Pra larmishmeria e aktiviteteve eshte shume e rendesishme, midis te cilave forcimi i tonit e dimensioneve te protestave ne keto situata eshte thelbesor. Pikerisht keto jane objektivat e punes dhe impenjimit te PD tashme.

7- PYETJE: Ne kete beteje jeni bashke me LSI, si influencon kjo?
Pergjigje: Ne kete kete beteje jemi se bashku me gjithekend qe eshte i vendosur t’i kundervihet kesaj situate te rende ne vend, me te gjithe ata qe duan te bejne opozite reale. Ne opozite nuk ka zakonisht koalicione (ai i tille qe kemi eshte ai parazgjedhori). Te tjerat jane bashkepunime te gjera per ceshtjet ku perputhen idete, alternativat, interesat. Pa dyshim LSI edhe per vete dimensionet parlametare te saj eshte nga me te rendesishmet ne kete bashkepunim te gjere. Dhe kjo eshte krejt normale dhe e dobishme. Vendi ka nevoje per bashkim te te gjithe forcave politke, por jo vetem edhe te grupimeve, individeve, etj qe duan te pengojne varferine, arbitraritetin, shkeljet e ligjit, te Kushtetutes, kolapsin ku po shkon ky vend, per te gjithe ata qe aspirojne ne parimet e zhvillimit, demokracise, Perendimit e integrimit Europian.

Share: