Home KRYESORE Zbulohet posti i rëndësishëm që Rama do ti japë Majlinda Bregut

Zbulohet posti i rëndësishëm që Rama do ti japë Majlinda Bregut

Majlinda Bregu pritet të caktohet në një detyrë të rëndësishme. Portali Dritare.net duke iu referuar burimeve shkruan se “Majlinda Bregu është propozuar si kandidatura e vetme e Shqipërisë për Presidente e RCC në Sarajevë”. RCC (Regional Cooperation Council) është një organizatë që merret me projektet ekonomike rajonale, nën mbikëqyrjen e BE-së. Shkresa për kandidaturën e Bregut është firmosur nga kryeministri Edi Rama.

Rama fillimisht e propozoi znj. Bregu si Kryenegociatore të Shqipërisë kur të hapen negociatat, por që nuk u pranua nga opozita.

Majlinda Bregu ka mbajtur detyrën e ministres së Integrimit qeverinë Berisha, ka qenë deputete e PD dhe kryetare e Komisionit të Integrimit, ndërsa prej qershorit të 2017 doli nga skena politike, pasi ishte një ndër të përjashtuarat e Bashës nga lista e deputeteve të PD-së.

Disa here ajo ka mbajtur qendrime kundër lidershpit të PD dhe qendrime të përaferta me qeverinë dhe kryeministrin Rama, gjate ketyre dy viteve të fundit./opinion.al

Share: