Home KRYESORE Kush fshihet pas 613 kg kokaine në Maminas? Deri tani në pranga...

Kush fshihet pas 613 kg kokaine në Maminas? Deri tani në pranga vetem punëtorët!

Një sasi rekord droge është kapur në vendin tonë. Plot 613 kg kokaine e ardhur nga Kolumbia ishte magazinuar në Maminas të Durrësit. Deri tani në pranga janë dy punëtorë të kompanisë që kishte porositur ngarkesen me banane në Kolumbi. Ata janë 25 vjeçarët Donaldo Lushaj, Armando Pezaku.

Në kërkim është shpallur pronari I firmës Arbër Çekaj. Por a janë këta boss-ët e vertete të drogës që në treg kap vleren e 180 milionë eurosh? Kjo veshtirë të besohet. Autoritet duket se janë afër arrestimit të një “peshku të madh”.

Aksioni nuk është kryer vetem nga policia dhe prokuroria jonë por në bashkëpunim me ndërkombëtarët. Kujtojmë që dy ditë më parë prokurori I antimafias italiane erdhi në Shqiëpëri dhe foli për fuqizim të bandave shqiptare dhe theksoi se ata kanë mbështetje politike.

Kompania “Arbri Garden” që importoi drogën bashkë me frutat tropikale nga Kolumbia, kishte planifikuar ta mbante kamionin në një magazinë në Maminas. Për disa ditë kokaina qëndroi në port dhe në momentin që u transportua në Maminas, policia ekzekutoi arrestimet dhe sekuestron.

Tregu shqiptar është ende i vogël për të konsumuar 613 kilogram kokainë. Droga ka qenë e destinuar për në tregun europian, por për ta mbajtur atë në Shqipëri, për ta futur atë në portin e Durrësit, për ta magazinuar në Maminas dhe për nxjerrjen jashtë Shqipërisë, trafikantët kanë pasur mbrojtjen e një njeriu me lidhje të fuqishme./opinion.al

Share: