Home KRYESORE Igli Tare merr goditjen e parë nga mediat italiane

Igli Tare merr goditjen e parë nga mediat italiane

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Igli Tare, i cili aktualisht mban postin e drejtorit sportiv te Lacio, dha një intervistë të gjatë për “Gazzeta Dello Sport”, e cila shkaktoi tepër debat në Itali.

Në një fragment të intervistëts, biondi shqiptar, foli edhe për marrëdhëniet e tij me Juventusin duke deklaruar se bardhezinjtë kanë patur pushtet dikur nëpërmjet “Calciopolit”, ndërsa sot kanë pushtet në merkato.

“Kundër Juventusit kam shënuar dhe fituar vetëm një herë: 2-0 me Breshian në vitin 2002, 7 minuta shtesë, e paparë. Macone ulëriti “Çfarë po ndodh?”, ndërsa gjyqtari i katërt tha “Më vjen turp por unë shënoj minutat që më thonë”. Forcën e Juves e ndieje, siç e ndjen sot që kanë mjetet për të kotrolluar merkaton italiane, politika e tyre agresive rreth të rinjve me perspektivë.

Kontrasti poltik Anjeli-Lotito është i dukshëm, por nuk kam pasur probleme me Paratiçin, as për Keita, Milinkoviç dhe De Vrij, i cili nuk do të shkojë te Juventusi edhe pse emri i tij ka kaluar në tavolinën e tyre. I cilësoj një shembull për mentalitetin, metodën e punës: më e mira e futbollit italian, po”, deklaroi Tare gjatë intervistës.

Kjo deklaratë e Tares nuk është pritur mirë nga tifozët italian, të cilët e kanë kritikuar shqiptarin në rrjetet sociale, për shkak se arbitëri i ndeshjes Breshia-Juventus, ishte Stefano Farino, i cili ka ndërruar jetë, ndaj komentuesit i shkruanin Tares të mos merret me të vdekurit./360grade.al

Share: