Home KRYESORE Ironia e Bregut me Bashën: Humbëm 230 mijë vota, “fajtor” është…

Ironia e Bregut me Bashën: Humbëm 230 mijë vota, “fajtor” është…

Në lidhje me Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike dhe miratimin e statutit të ri reagoi edhe ish- ministrja Majlinda Bregu.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale ajo ironizon zhvillimet në parti duke u shprehur se ishte statuti i vjetër “fajtori” që solli humbjen e 230 mijë votave të PD-së në zgjedhje.

Ajo vijon sarkazmën duke shkruar se kryetari i PD-së nuk po kërkon ta përqendrojë pushtetin e duart e veta, por të gjitha problemet vijnë nga statuti.

Reagimi

Nje statut per Kryetar te PD-se!

“Ka ende shume institucione ne vendin tone, perfshi shume parti politike, qe funksionojne si kazerma ne sherbim te kryetarit. Ne duhet t’i sfidojme keto mbetje mesjetare. Partia Demokratike do te perpiqet te modernizoje shoqerine permes modelit te saj.

Ky lidership i ri jep garanci se do të zhvillojnë demokracinë e brëndshme në parti, se do të zbatojë me besnikëri statutin dhe programin e partisë, se do të respektojë diversitetin e mendimit, se do të drejtojë në frymën e kolegjialitetit dhe solidaritetit politik e njerëzor, se do të rrisi mbështetjen e publikut ndaj Partisë Demokratike.”

Pasi Statuti i vjeter na coi ne humbje te 230 mije votave, sot mes brohoritjeve u zgjodh Statuti i ri!

Poshte statuti i humbjes! Rrofte statuti i fitores!

Se mos thote ndonje qe Kryetari nuk ka sfiduar pa reshtur” mbetjet mesjetare” ku Partite sherbejne “si kazerma ne sherbim te Kryetarit!” Statuti kishte faj, ate e shkarkuam!

Share: