Home KRYESORE Diell apo shi?! Mësoni si do jetë moti në fundjavë…

Diell apo shi?! Mësoni si do jetë moti në fundjavë…

Sipas “Meteoalb”, e shtuna mbetet me kthjellime e vranësira të lehta gjatë gjithë ditës, përjashtuar zonat Lindore e cila rrezikohet nga shira të dobët gjatë orëve të pasdites. Edhe e diela, gjatë paradites vijon kryesisht e kthjellët por pasditja shton gradualisht vranësirat në territor duke sjellë shira të izoluar në ekstremet Veri – Juglindje.

Temperaturat e ajrit kanë shënuar një rritje me 2° gjatë mesditës së sotme ku termometri maksimal e ka tejkaluar vlerën 30°C.

Dita e shtunë dhe e diela, sjellin rritje të lehtë të vlerave termike gjatë mëngjesit dhe mesditës duke bërë që ekstremalet të luhaten nga 12 deri mbi 32°C.

Share: